Përçarje në Kiev, Zelensky kritikon Klitschkon

26 Nëntor 2022, 10:20Bota TEMA

Përçarje në Kiev, Zelensky kritikon Klitschkon

Një pamje tepër e rrallë në 10 muajt e fundit, por krejtësisht reale.

Pas bashkërendimit të vazhdueshëm të punës dhe unifikimit të forcave ukrainase, në një dalje publike, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar kryetarin e Bashkisë Kiev, mbi emergjencën e krijuar në kryeqytet, si me ndihmat humanitare, ashtu edhe me aspektin e mungesës së energjisë elektrike.

Pavarësisht se Zelensky është shquar në gjithë muajt e pas agresionit rus në Ukrainë, për qetësinë që ka rrezatuar në publik, situata e krijuar në Kiev e ka lënë atë me shije të keqe dhe reagimin e menjëhershëm të strukturave lokale, e ka kërkuar urgjentisht.

“Po bëhet një punë e dobët në disa qytete dhe veçanërisht në Kiev, për të ndihmuar ata, të cilët nuk kanë energji elektrike, ngrohje apo një strehë për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse”, shpjegoi Zelensky.

Rreth 60% e Kievit në fakt, është pa energji, si pasojë e goditjes së infrastrukturës energjetike nga ana e Moskës.

Po ashtu, edhe pjesë të tjera të Ukrainës janë në terr thuajse tërësor.

Teksa, Zelensky, ka bërë thirrjen e qartë se pavarësisht faktit nëse rryma nuk mungon në shtëpinë e ukrainasve, ata duhet ta kursejnë sa më shumë të jetë e mundur, pasi nuk mundet të ketë shpenzim të kotë të energjisë në një kohë të tillë.

Me frymën e nevojës për “më shumë punë nga autoritetet dhe bashkëpunim nga qytetarët”, ai apeloi ukrainasit në qëndresën e tyre ndaj forcave ruse.

Nga vetë Klitschko nuk ka ardhur ende një përgjigje për Zelenskyn.

Gjithsesi, kryebashkiaku kryeqytetas ka qenë i angazhuar që prej ditës së parë të agresionit me ndihmën e dhënë ndaj çdo qytetari ukrainas dhe me raportimet e bëra përmes rrjetit Telegram, mbi ngjarje të ndryshme në Kiev.

Kjo krisje e Kievit gjithsesi, nuk është një sinjal i mirë. Për më tepër, kur një dimër i ashpër, e pret gjithë Ukrainën.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    të kritikosh dikë qënka përçarje?? nëse nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë!?duhet tërhequr veshi!! një gjë është e faktuar që nga 24 shkurti! ukraina është në luftë!! e me këtë unë personalisht kuptoj se i gjithë vëndi,i gjithë populli duhet të jetë në luftë,duhet të jetojë si në luftë,e jo vetëm ata që janë nën bombat a raketat ruse!! shpesh herë shoh në lajme njerëz,gra sidomos,që flasin për dëmet e pësuara nga bombardimet,duke fshirë lotët,me thonj të zbukuruar si të ishin mis bota!!e po të llogarisim se dh epak duhet për të mbushur vitin e parë agresioni rus!!të mendosh për institut bukurie në një periudhë të tillë,për mendimin tim,duhet të jesh idiot i lindur!duhet të jesh i papërgjegjshëm medërisht,duhet të jesh një egoist i tmerrshëm!ato para të harxhuara për lyerjen e thonjve,mund të shpenzohen për ti ardhur në ndihmë luftës së popullit tënd!ato para mund ti shtohen ndihmave që jep europa e amerika,duke ia hequr popujve të tyre!! nuk e di si mendojnë atje,por mua personalisht do të më vinte turp që në një situatë të tillë,nëse do ishte vëndi tim,të "shijoja jetën",meqënëse fronti është larg zonës time,qytetit tim,shtëpisë time!!

    Lini një Përgjigje