Përsëri në Bahmut: Tentimi i ukrainasve për t’i bllokuar trupat ruse në qytetin e rrënuar

15 Korrik 2023, 16:20Bota TEMA

Përsëri në Bahmut: Tentimi i ukrainasve për t’i

Nga Aleksander Palikot REL

Ata, gjithashtu, po e ndihmojnë këmbësorinë t’i ruajë pozicionet gjatë natës së parë pasi janë rimarrë në sulme të rrezikshme gjatë ditës përmes terrenit të mbrojtur dhe të minuar që shpesh sulmohet nga helikopterët dhe bombarduesit rusë.

"Ne po e kopjojmë atë që bënë rusët në të kaluarën”, tha Frantsuz, duke shtuar se llogoret pranë Klishçijivkas, të cilat u rimorën nën kontroll nga ushtarët ukrainas, ishin të mbushur me trupat e ushtarëve ukrainas të vrarë gjatë dimrit dhe me trupat e rusëve të vrarë së fundmi.

Ushtarët nuk ishin në gjendje t’i largonin trupat për shkak të të shtënave të vazhdueshme nga forcat ruse, të cilat po përpiqeshin ta rifitonin terrenin që e kanë humbur së fundmi. Për më tepër, ushtarët që tërhiqeshin, shpesh vendosnin granata për ta bërë edhe më të rrezikshme tërheqjen e tyre.

Sipas një infermieri nga Brigada e 5-të sulmuese, i cili përdor emrin ushtarak "Aslan" dhe që fillimisht ishte vendosur në Bahmut dhe më pas në qytetin e afërt Çasiv Jar, numri i viktimave nga pala ukrainase është dukshëm më i ulët tani sesa në betejën vdekjeprurëse për të mbrojtur Bahmutin në dimër dhe pranverë.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë se, megjithëse rusët kanë ende përparësi në artileri, granatimet ruse me artileri janë dukshëm më të kufizuara dhe më selektive se më parë.

Si rezultat, më pak ushtarë ukrainas të plagosur nga predhat po arrijnë në spitalin fushor ku ai punon.

Në fakt, të dy qytetet Çasiv Jar dhe Ivanijvske, të cilat ndodhen në periferi të Bahmutit, gjithashtu janë bërë rrafsh me tokë. Kostantinivka dhe Kramatorsku, të cilët janë më larg frontit, janë duke u goditur në baza ditore nga raketat dhe bombat ruse – përfshirë një sulm, i cili e goditi një restorant të frekuentuar picerie më 27 qershor, ku u vranë të paktën 13 persona.

2 Komente

  1. Z
    Zhvejku , jo filorusi i TemAs por ushtari i mire z

    Si perfundim keta ruset do dalin nga lufta ruar e qethur , shkuan te regullojne vetullat dhe nxoren syte e tyre …..u hodhi karemin Bideni dhe neperka e KGBse e kaperceu pa pertypur ……nuk i falet Putinit , duhet ta kish parashikuar karemin e Bidenit dhe jo ta gelltiste me nje frym …tani se le dhe kapricua te terhiqet , se keto pune keshtu e kan , e con kapricon deri ne fund dhe me cdo cmim ….vec Putini ka nje favor te madh , kontrollon gjithe shtetin Rus dhe ka nen komande cdo gje …..

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pravda

      pusho mer rrot kari pusho

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje