Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka njoftuar ngritjen e një memoriali kombëtar për viktimat e asaj që Varshava e cilëson si “gjenocid të kryer nga nacionalistët ukrainas” gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Deklarata u bë në përvjetorin e masakrës së Volynit, një nga ngjarjet më të debatueshme në historinë e marrëdhënieve polako-ukrainase. Sipas autoriteteve polake, rreth 100 mijë polakë etnikë u vranë nga Ushtria Kryengritëse e Ukrainës (UPA) në periudhën 1943-1945, në territorin e atëhershëm të Polonisë së pushtuar nga Gjermania, sot pjesë e Ukrainës. Nga ana tjetër, gjatë përplasjeve u vranë edhe mijëra ukrainas nga forcat polake.
“Detyra jonë është t’u bëjmë drejtësi viktimave, por edhe të kapërcejmë të kaluarën për hir të një të ardhmeje më të mirë. Kujtesa nuk mund të jetë shërbëtore e urrejtjes. Përgjigjja ndaj nacionalizmit nuk mund të jetë më shumë nacionalizëm”, deklaroi Tusk.
Ai shtoi se Ukraina duhet “ta përqafojë këtë të vërtetë” nëse synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Çështja e Volynit vijon të mbetet burim tensionesh mes dy vendeve. Në Ukrainë, shumë e konsiderojnë UPA-në një forcë që luftoi për pavarësinë e vendit kundër Bashkimit Sovjetik, Gjermanisë naziste dhe autoriteteve polake.
Së fundmi, tensionet u shtuan pasi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky iu hoq dekorata më e lartë shtetërore e Polonisë, pas vendimit për t’i vendosur emrin e UPA-së një njësie ushtarake ukrainase.
Presidenti polak Karol Naërocki deklaroi se vendimi ishte i domosdoshëm, por nënvizoi se ai nuk do të ndikojë në mbështetjen e Polonisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e cilësoi vendimin e Varshavës si një “gabim strategjik”. Në shenjë solidariteti me Zelenskyn, tre ish-presidentë ukrainas kthyen dekoratat “Shqiponja e Bardhë” të marra nga Polonia.
Në reagimin e tij, presidenti Volodymyr Zelensky tha se përfaqësues të Ukrainës dhe Polonisë morën pjesë në ceremoni të përbashkëta përkujtimore për viktimat e Volynit dhe theksoi se Kievi po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve historike.
“Ukraina po bën pjesën e saj për të vërtetuar sinqerisht faktet për të vrarët në ato vite. Nuk duhet të harrojmë se sot Ukraina dhe Polonia përballen me një kërcënim të përbashkët, dhe ai quhet Rusi”, u shpreh Zelensky.
Si ne cdo vend edhe ne Ukraine patì nje pjese te popullsise, sidomos ne pjese perendimor e te Saj, qe bashkepunuar me fashismin e nazizmin. Jane pikerisht keta qe Kane bere keto krime, jo BS dhe USHTRIA e kuqe. E kunderta, USHTRIA e kuqe sovjetike mbajti peshen kryesor TE L2 boterore. Po te Mos ishte roli I Saj, sot Europa do te fliste gjermanisht e hitleriane. Kush e cliroi poloni e nga pushtimi hitlerian? Se dyti, pat jo pak polake qe iu Bashkuar ushtrise se kuqe. Bene edhe kariere. Keni degjuar per general Rokosovskin? Ishte polak. Ndaj Mos e shtremberon historine. Me keto mendime nje dite do te thoni :Ti ngreme permendore Hitlerit atje ku vrau vehten. Luftoi per bashkimin europiane. Por BS e pengoi me luften e tij agresive. Me keto teori nenkuptohet qe nazizmin e fashizmin Kane kapur per fyti Europen. Madje edhe SHBA.
Atehere per mos te mohuar te verteten dhe shtremberuar historine duhen kujtuar edhe 2 milion femrat gjermane qe u perdhunuan dhe abuzuan nga luftetaret trima te ushtrise se kuqe . Te ngrihet nje memorial ne Gjermani per te kujtuar kete "fitore" te ushtrise se kuqe . Problemi eshte se do na kujtohen hungarezet qe edhe mbi 200 mije vajza dhe gra hungareze paten te njejtin fat nga motrat e kuq ruse..... Ju flisni per historine dhe te verteten pa' e njohur duke lartesuar nje mit te shkruar ne tavoline qe s'ka lidhje fare me ate qe Ka ndodhur ne te vertete .
Atehere edhe Ukraina ka te drejte, ne nderim te mijera te vrareve ukrainas prej polakeve, te ngreje nje memorial. Mund ta benin sebashku nje memorial unik ne nderim te te vrareve nga te dy palet, por seicili do t'i fryje zjarrit nga ana e VET, ne vend qe ta shuajne . Politikanet e sotem NUK JANE PERGJEGJES per c'ka ka ndodhur 80 vjet me pare POR, jane pergjegjes per SI i zgjidhin gjerat SOT, per te miren, PAQEN e perbashket. Te tregojne pra, qe Botekuptimi i vitit 2026, nuk mbetet peng i atij te 1943.