Foto/ Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

11 Korrik 2026, 21:20Bota TEMA
Foto/ Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e

Në publikim shfaqen 13 liderë dhe zyrtarë të lartë, të paraqitur me uniformat portokalli të të burgosurve amerikanë. Mbi fotografitë e tyre shkruhet në persisht fraza “Hakmarrja është e pashmangshme”, ndërsa në mesazh shtohet edhe paralajmërimi: “Kriminelët do ta marrin me vete në varr dëshirën për një vdekje paqësore”, një referencë e qartë për një fund të dhunshëm.

Në krye të listës janë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të cilët paraqiten edhe me një shenjë objektivi mbi ballë.

Kush ndodhet në “listën e zezë”?

Përveç Trump dhe Netanyahu, në listën e publikuar nga Hamshari përfshihen:

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth
Komandanti i CENTCOM-it, Brad Cooper
Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar
Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir

Publikimi erdhi në të njëjtën ditë kur lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri thirrje për hakmarrje ndaj atyre që, sipas Teheranit, janë përgjegjës për vrasjen e babait të tij.

Deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga liderët e përfshirë në këtë listë, ndërsa publikimi shihet si një tjetër sinjal i përshkallëzimit të retorikës mes Iranit dhe vendeve perëndimore.

6 Komente

  1. R
    Roberto

    Ky do ti rruaj sumen ketyre. Nese vritet nje prej tyre Irani do ndizet ne flake dhe do behet shkrumb e hi por bashke me Iranin do marrin fund edhe zagaret e rruges ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Iranit I ka ardh fundi pupupup. .me vjen gjynah per njerzit e pafajshem o ZOT ruaj njerzit e pafajshem

      Përgjigjjuni
      1. N
        Napoleon

        HAJDE VERDALLE Z TRAP....ATA DUHEN SHUAR ,NE PIKEN ZERO...

        Përgjigjjuni
        1. p
          poshte komunizmi

          IDIOTLIQE TALIBANE-BERISHISTE-RUSO-IRANIANE

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ariu

            OOOOOOOOOOOOOO IA

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klimax

              Po Edi Rama nuk është në listë që ka deklaruar që armiku më i madh i Shqipërisë është Irani?!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje