Presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

17 Korrik 2025, 19:55Bota TEMA
Presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave të rënda ndaj Brazilit, duke deklaruar se homologu i tij amerikan është zgjedhur për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara dhe “jo për të qenë perandori i botës.”

Javën e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa prej 50% ndaj Brazilit duke filluar nga 1 gushti, sipas një letre të publikuar në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social.

Në këtë letër, Trump lidhi kërcënimin për tarifat me atë që e cilësoi si një “gjueti shtrigash” ndaj ish-presidentit brazilian të djathtë, Jair Bolsonaro – një aleat i ngushtë i tij – i cili po përballet me gjyq në Brazil për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, në të cilat Lula doli fitues. Nëse shpallet fajtor për organizimin e grushtit të shtetit, Bolsonaro mund të përballet me mbi 40 vjet burg.

Duke folur ekskluzivisht për gazetaren e CNN, Christiane Amanpour, Lula tha se kërcënimet e Trump-it ishin një shkelje e hapur e protokollit diplomatik dhe theksoi se fati gjyqësor i Bolsonaro-s nuk mund të jetë pjesë e negociatave tregtare.

“Pushteti gjyqësor në Brazil është i pavarur. Presidenti i Republikës nuk ka asnjë ndikim në të,” tha Lula, duke shtuar se Bolsonaro “nuk po gjykohet për arsye personale, por për veprimet e tij në organizimin e një grushti shteti.”

Bolsonaro i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Duke folur përmes një përkthyesi, Lula u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Trump dhe pranoi se në fillim nuk e besoi se postimi në rrjetet sociale ishte i vërtetë.

“Ishte shumë i pakëndshëm,” tha ai. “Mendova se ishte fake news.”

Nëse Trump vendos të vazhdojë me tarifat, Brazili ka premtuar masa reciproke, duke shënuar rastin e parë pas disa muajsh kur një vend kundërvihet publikisht një kërcënimi të Trump-it.

“Brazili ka për detyrë të kujdeset për veten dhe për popullin e tij – jo për interesat e të tjerëve,” deklaroi Lula, duke shtuar: “Brazili nuk pranon asgjë të imponuar. Ne pranojmë negociata, jo imponime.”

Në dallim nga mbi 20 vende të tjera që kanë marrë letra kërcënuese nga Trump këtë muaj, SHBA ka pasur një suficit tregtar prej 6.8 miliardë dollarësh me Brazilin vitin e kaluar – që do të thotë se ka eksportuar më shumë drejt Brazilit sesa ka importuar.

Eksportet kryesore të SHBA drejt Brazilit në vitin 2024 kanë përfshirë: avionë dhe anije kozmike, karburante, makineri industriale si reaktorë bërthamorë dhe pajisje elektrike – sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të SHBA.

Një tarifë braziliane prej 50% si kundërpërgjigje mund të dëmtonte rëndë këto industri amerikane.

Megjithatë, Lula theksoi se është i gatshëm të ulet në tryezë me SHBA, duke thënë se tashmë i takon Trump-it të marrë seriozisht mundësinë për të negociuar.

“Nuk jam një president progresist. Jam presidenti i Brazilit. Nuk e shoh presidentin Trump si një president të ekstremit të djathtë. E shoh si president të SHBA-ve – ai u zgjodh nga populli amerikan,” u shpreh Lula, duke hedhur poshtë idenë se diferencat ideologjike mes tyre mund të dëmtojnë negociatat.

“Gjëja më e mirë në botë është të ulemi në tryezë dhe të flasim,” shtoi ai.

“Nëse presidenti Trump është i gatshëm të marrë seriozisht negociatat në zhvillim mes Brazilit dhe SHBA-ve, atëherë unë do të jem i hapur për të negociuar çfarëdo që të jetë e nevojshme. Por e rëndësishme është që marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të vazhdojnë kështu,” përfundoi ai.

Ndërkohë, të enjten, SHBA nisi një hetim ndaj praktikave tregtare “të padrejta” të Brazilit, duke thelluar më tej përplasjen me ekonominë e 10-të më të madhe në botë.

Hetimi do të fokusohet te tregtia dixhitale dhe shërbimet e pagesave elektronike, tarifat preferenciale, ndërhyrja në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale, për të përcaktuar nëse këto përbëjnë pengesa apo diskriminim të padrejtë ndaj tregtisë amerikane, sipas një deklarate të Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA (USTR).

Hetimi gjithashtu do të shqyrtojë aksesin në tregun e etanolit dhe çështjet e lidhura me shpyllëzimin ilegal.

CNN

8 Komente

  1. S
    Shtetet kane nevoje per njeri-tjetrin

    Nuk e ka keq Lula i Brazilit!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lula luja aliluja

      Hajduti i Brazilit deshe te shkruaje …

      Përgjigjjuni
      1. .
        ......

        si hajduti me 34 vendime gjykate kunder i republikes se shteteve te bashkuara te amerikes veriore ....se amerikanet kujtojne se amerika eshte shtet .....

        Përgjigjjuni
      2. A
        A mund t'i besohet Ramës?

        Të kesh mbaruar shkollën e Partisë "Vladimir Iliç Lenin" në Tiranë e t'a kesh keq? Është kuadër i Nexhmije Hoxhës ai, o "Shtetet kanë nevojë...", kuadro të provuar për t'i bërë mutin vëndit që drejtojnë.

        Përgjigjjuni
      3. B
        Berti

        Lula komunisti ka qene ne Shqiperi ne kohen e qofte largut per tre muaj stazh ne shkollen e partise kur drejtoreshe ishte shtriga Nexhmie.Mbasi u denua tre vjet per korrupsion e bene president me ndihmen e vellezerve komuniste kineze.Fare e keqe.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Kështu duhet t'i përgjigjen të gjithë kryetarët e shteteve këtij kryetari matrapaz,t'ia thejnë hundët që mendon siç thotë z.Lula se është zotërues i botës!

          Përgjigjjuni
          1. n
            nope

            cudi se ky portokalliu ankohej se ishin ne deficit tregtar(koncept idiot gjithsesi) por qenka brazili ne deficit me usan ...pra takse i bie te vere brazili ....

            Përgjigjjuni
            1. V
              VLONJATI

              Bravo te qofte ,se te tjeret bejne shuren nga fytyr brilantina dhe dhe playboy i klubit porno

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje