Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, i ka bërë thirrje NATO-s që të mbajë një qëndrim më të fortë përballë provokimeve të vazhdueshme të Rusisë në krahun lindor të aleancës.
Pavel tha se aleanca duhet “të tregojë dhëmbët” ndaj Moskës, duke paralajmëruar se mungesa e reagimit të vendosur mund të inkurajojë Kremlinin të intensifikojë veprimet e tij kundër vendeve anëtare të NATO-s.
Presidenti çek sugjeroi një sërë masash të ashpra kundër Rusisë, mes tyre ndërprerjen e aksesit në internet, shkëputjen e bankave ruse nga sistemet financiare globale, si edhe rrëzimin e avionëve që shkelin hapësirën ajrore të vendeve aleate.
Sipas tij, NATO duhet të përgjigjet në mënyrë “mjaft vendimtare, potencialisht edhe asimetrike”, për të frenuar strategjinë ruse të testimit të kufijve të aleancës pa kaluar pragun e një konflikti të drejtpërdrejtë.
Petr Pavel shprehu gjithashtu zhgënjim për atë që e cilësoi si “mungesë vendosmërie nga Shtetet e Bashkuara në raport me Rusinë”, megjithëse shmangu kritikat direkte ndaj Donald Trump.
Ai kujtoi se pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Moska ka zhvilluar një strategji që synon të provokojë NATO-n duke qëndruar gjithmonë pak poshtë pragut të Nenit 5 të aleancës, i cili parashikon mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare në rast sulmi.
Do ti besoja fjaleve te tua, nqse do te shkoje, apo do te shkosh te luftosh, ne frontin e Ukraines.Ndryshe je vec nje pordhac i madh.
Ky pordhaci i madh e ka treguar veten. Kurse ti jo vetëm je një brekëdhjerë, por ha dhe të dhjerë tënde. Ti ke frikë dhe "në të thatë" e në anën tjetër ju kërkon të tjerëve të tregojnë trimërinë e tyre. Idioti është i llahtarshëm.
Cpune ka NATOja me ukrainen, nuk e pengon njeri cekun te shkoje ne ukraine per ndihme.
Po mirë, sa herë do e botoni të njejtin artikull?! Apo meqense ky pjepri i Çekut po tregon dhëmbët prej proteze Rusisë ja "vlenë" barra qiranë t'a rilexojm?!
Vetëm idiot si ti lexojnë të njëjtën gjë shumë herë. Kujtoni se përsëritja është nëna e dijes. Shenjë pakësimi, përsëritja është "lakmusi" i budallallëkut. Megjithëse për ty nuk duhet lakmusi të kuptosh se ç'mund je.
Tregoja ti dhembet i pare dhe shiko sa do te mbeten
Po ja tregon prej 4 vjetësh
Trim i madh ky Çeku,mbaja dhe mustaqe.Po ke kercenon ky i lajthitur,A e njeh Rusine ky.Dhe e këshillon NATON dhe Evropen agresive te veproje ne nje kohë qe Evropës i kane Rene brekët ne fund te kembe.A e mban mend vitin gjashtëdhjetëetet qe kur u ngritjen Çeket ne mengjez buçiste tere Praga nga tanket Ruse.
ushuturak,ky e njeh rusinë nuk është brekëdhjerë si ti!!ka qënë deri para 30 vjetësh nën thundrën ruse,o hajvan!!e ka provuar në 68 se çdo të thotë të kesh "mik" rusin!!he ju qiftë derri robt se njeriu pjellka vetëm budallenj me femrat tuaja!!