Që një vit më parë, përballë formave të pasurimit të paturpshëm të klanit Trump përmes kriptomonedhave, dhuratës së një avioni prej 200 milionë dollarësh dhe marrëveshjeve të tjera miliardëshe me vendet e Gjirit që kërkonin akses të privilegjuar në Shtëpinë e Bardhë, gazetat amerikane (ato që presidenti i quan “armiq të popullit”) denoncuan forma të patolerueshme të korrupsionit në përhapje.
Por Trump nuk u ndal. Jo vetëm kaq: përveçse vazhdoi në të njëjtin drejtim pa fshehur asgjë (jo për transparencë, por për të treguar se askush nuk mund t’i vendosë kufij), ai investoi në kompani, nga Nvidia te Oracle dhe Dell, vlera e të cilave në bursë u rrit pak më vonë si pasojë e vendimeve të presidentit ose madje e lavdërimeve publike dhe ftesave të tij për të blerë aksionet e këtyre kompanive.
Pastaj është kapitulli i tregjeve parashikuese si Polymarket, ku vihen baste mbi ngjarje të ardhshme: po hetohen shumë persona që fituan shuma të mëdha duke bastuar për arrestimin e Maduro-s ose sulmin ndaj Iranit vetëm pak orë para kapjes së diktatorit venezuelian dhe nisjes së bombarduesve amerikanë dhe izraelitë. Trump thotë se nuk i pëlqen kjo gjë, por djemtë e tij janë pjesë e biznesit (djalli i madh Donald Jr është investitor dhe këshilltar i Polymarket).
Lëvizja e fundit
Por ajo që ndodhi ditët e fundit me krijimin e një fondi prej pothuajse 1.8 miliardë dollarësh, me të cilin Trump do të mund të dëmshpërblejë persona që ai i konsideron viktima të diskriminimit antitrumpian (për shembull pjesëmarrësit në sulmin ndaj Kongresit më 6 janar 2021), si dhe me dhënien e imunitetit të përhershëm fiskal dhe civil për të, familjarët dhe ata që punojnë për të dhe bizneset e tij, shkon përtej çdo imagjinate. Dhe e çon në një nivel shumë më të lartë tolerancën ndaj korrupsionit me të cilin Amerika detyrohet të mësohet.
Sigurisht, Gjykata Supreme, në pjesën më të madhe e emëruar prej tij, i kishte garantuar presidentit imunitet total për të gjitha aktet “zyrtare”. Një imunitet personal për krimet, me kufij shumë të paqartë.
Beteja
Tani Ministria e Drejtësisë po bën shumë më tepër. Me një akt që nuk kalon në Kongres dhe që është i vështirë të kundërshtohet, ajo i garanton Trump-it imunitet të plotë dhe të përhershëm edhe për shkeljet civile: IRS-i, që prej vitesh heton fitimet e tij si sipërmarrës në pasuri të paluajtshme dhe si yll televiziv, me sanksione të mundshme për parregullsi fiskale prej 100 milionë dollarësh, do të duhet të mbyllë gjithçka. Dhe askush nuk do të mund të hetojë më kurrë për shkelje të mundshme fiskale të familjarëve të tij apo edhe të “trust-eve, kompanive dhe degëve apo shoqërive të lidhura me to”.
Rasti, që deri tani ka pasur pak jehonë për shkak të kompleksitetit të tij — i vështirë për t’u përmbledhur në një titull — meriton të tregohet, sidomos për aspektet e tij groteske. Vite më parë, një punonjës i Booz Allen, që për një periudhë punoi si kontraktor për IRS-in, u dërgoi gazetarëve deklaratat tatimore të disa personave, mes tyre edhe të Trump-it. Presidenti, duke pretenduar se ishte dëmtuar, i kërkoi IRS-it të pafajshëm (pra një dege të administratës së tij) një dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh. Një shumë qesharake dhe, mbi të gjitha, një kërkesë pa bazë, siç shkruhej në një dokument prej 25 faqesh të avokatëve të IRS-it.
Gjykatësi, skeptik, dukej i prirur ta mbyllte çështjen, por ai opinion ligjor nuk mbërriti kurrë në gjykatë: u gropos në një sirtar të Ministrisë së Thesarit.
Marrëveshja
Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë, në krye të së cilës Trump kishte vendosur “me kujdes” dy besnikë të tij, ish-avokatë personalë — zëvendësministrin Todd Blanche, sot ministër në detyrë në pritje të emërimit zyrtar nga Trump, dhe Pam Bondi, ish-drejtuese e dikasterit, e larguar sepse nuk ishte mjaftueshëm e ashpër në politikat e hakmarrjes gjyqësore ndaj armiqve të tij — vetë Blanche përgatiti një “paketë dhuratë” të etiketuar si marrëveshje: në këmbim të tërheqjes së padisë, Trump merr imunitet të përhershëm dhe krijimin e një fondi prej 1 miliard e 776 milionë dollarësh (para të marra nga Thesari pa kaluar nga Kongresi), i administruar nga pesë persona të emëruar nga ministri, të cilët mund të shkarkohen në çdo moment nga presidenti pa dhënë shpjegime.
Republikanët në heshtje dhe nën presion
Përdorimi i këtij lumi parash do të mbetet sekret. Republikanët që vite më parë vunë në shënjestër Bill dhe Hillary Clinton sepse fondacioni i tyre bamirës kishte marrë donacione modeste nga jashtë, ndërkohë që nuk thanë asnjë fjalë për marrëveshjet aktuale miliardëshe me vendet e Gjirit (ose kur investitori i kriptomonedhave Justin Sun, i akuzuar për mashtrim me kripto, arriti të ndalte hetimin e SEC-it pasi bleu kriptomonedha të Trump-it për 40 milionë dollarë), heshtin edhe këtë herë.
Arsyeja është e qartë, pasi edhe këto ditë Trump ka treguar, përmes zgjedhjeve paraprake, se mund t’i japë fund karrierës politike të kujtdo në të djathtë që guxon ta kundërshtojë./Corriere della Sera
Doni me per Belulin??!! Demokracia nr 1 ne Bote?? Ne nje vend me nje korrupsion te tille , si mund ta gjeje te drejten ai qe ka perballe nje pasunik?? E pa mundur!! E pastaj te bejne moral, te thone qe ligji eshte i barabarte per te gjithe!! po po shume e vertete!! Ne nga anet tona, jemi disi me kurris te regjur, por demet qe po i ben Trump Amerikaneve, zor se do gjejne nje zgjidhje te afert, sipas mendimit tim, do kene pasoja per shume vjet!!
nese nuk eshte komunizem kjo gje atehere cfare eshte? ........The land of the free hahahah
Ç'hyn komunizmi mor debil?
Ky ishte qellim kntij per tu bere president,per te vene punet e veta ne vije dhe te behet i paprekshem.Eshte ansolutisht e qarte qe eshte marioneta-kukulla e dikujt se per te drejtuar ameriken shanset jane shume te pakta.Amerika ikunper lesh dhe ky e arriti qellimin e te tjereve ta shkaterroje vendin e tij.Keshtu ndodh gjithmone kur kemi mafioze ne krye te shteteve.te ma rroje kok-lafsha portokalle.Fytyra e ketij eshte si lafsha e loqeve te mia,se nuk jam bere synet.Fils si binjak me penisin tim. Hahahahahah
Apapapa....ketu i shkon goja leng palloshit tone.
Kjo eshte prova se nuk egziston as demokracia as barazia para ligjit.Kjo proven qe bota i sherben nje grupi njerezish te kufizuar dhe qe s ka kapitalizem por skllavopronaret vazhdojne qe te dominojne boten
idiot,demokracia nuk është ëndërra tënde me sy hapur!ajo është një "qënje e gjallë",që ka lindur jeton dhe do të jetojë deri sa të jemi ne në gjëndje ta mbrojmë!!idioti i lindur,qënja e gjallë lind zhvillohet,rritet,por në të njëjtën kohë dhe sulmohet!ajo sulmohet çdo ditë nga bakterie e virusë por dhe nga kundërshtarët e saj!po ashtu qënje të gjalla!idiot i lindur nëse dikush sëmuret,fillon e kurohet,nuk shkon të bëjë vetvrasje!!kur do mësoni të jetoni jetën dhe jo ëndërrat tuaja idiote??hitleri u zgjodh në një shtet demokratik!më diktator se ai vështirë se mund të quash dikë tjetër,por demokracia gjermane u shërua,rilindi dhe është një nga më të mirat në rradhën e demokracive!!tipa si ti jeni personazhet e filmave katastrofikë!!në një avion në fluturim pjerdh dikush dhe dia persona fillojnë të ulërasin"avioni do rrëzohet,do vdesim të gjithë"!
Diktatoret -hajdut, nuk jane Kim Yong Un...por Trampi.....Nuk kemi Demokraci......Amerika....ka marre rrugen e Shkaterrimit....
Amerika përfundoi me këmbët përpjetë ashtu siç e do Rusia.
Britania, Franca, Gjermania, Italia etj. duhet urgjentisht ti bashkohet Kines, Indise, Rusise dhe BRICS nese don ta shpetojne kontinentin Evrope nga katastrofa!
Miza e kalit duhet të ngjitesh patjetër në një bythë kali? Nuk jeton dot pa ngrënë bajga. Lodhesh shumë kur shkruan gomarllëqe?
Pse, nuk beri te njejten gje Joe pampersi? Cliroi nga pergjegjsite penale me dekret presidencial gjithe hajdutet e perverset e familjes se tij?
ti qënke i lindur,vështirë të jesh bërë në rrugë e sipër!në idiotësinë tënde hyjnë dhe rrëzimet e përditëshme!!