Presidenti i Kolumbisë: Dritan Gjika ka nën kontroll disa prokurorë! Ka tentuar të më vrasë, por pa sukses...

29 Maj 2025, 09:01Bota TEMA
Presidenti i Kolumbisë: Dritan Gjika ka nën kontroll disa

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka deklaruar se shqiptari Dritan Gjika i cili u arrestua dy ditë më parë në Abu Dhabi, kontrollon disa prokurorë në vend. 

Petro u shpreh se Dritan Gjika ka tentuar t'i bëjë atentat ndërsa theksoi se grupi i shqiptarit ka vrarë prokurorin paraguaian, Pecci. 

Dritan Gjika prej më shumë se një dekade u vendos në Ekuador, aty ku ndërtoi një rrjet të sofistikuar të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

"Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI-së, portin e Buenaventura-s. Janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të fshehin autorët intelektualë të vrasjes brenda prokurorisë. Kanë tentuar të më vrasin, por pa sukses"-tha Petro.

Dritan Gjika u arrestua tri ditë më parë në Abu Dhabi për llogari të Kolumbisë ndërsa njihet si baroni i drogës, i cili ka nën kontroll trafikun e kokainës dhe drogërave të tjera.

Ai ruante profilin e një biznesmeni që merrej me eksportin e produkteve bujqësore dhe ndërtimit ndërsa ka futur në tregjet europiane tonelata kokaine. 

1 Komente

  1. .
    ...

    Si ka mudsie, që këta Terrorista shqip folës, të krijonë proplemë në të gjith botën!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje