
Autoriteti Libian i Investimeve akuzon për mashtrim dhe zhvatje princin e Belgjikës. Akuza ndaj vëllait më të vogël të mbretit Phlippe, Laurent, pason një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes tij dhe fondit sovran të pasurisë libaneze për kompensimin e diskutueshëm nga një projekt i dështuar ripyllëzimi i drejtuar përmes OJQ-së së Laurent, Global Sustainable Development Trust në Libi, në 2008. Projekti dështoi pas shpërthimit të luftës civile në 2011.
Autoriteti Libian i Investimeve (LIA) pretendon se princi ushtroi "presion të papranueshëm" në përpjekjen e tij për të marrë gati 70 milionë euro kompensim, që ai thotë se i detyrohet Ministria e Bujqësisë libiane.
Beteja ligjore e Princit Laurent i ka shtyrë prokurorët federalë të konfiskojnë pasuritë libiane në vlerë prej miliarda eurosh dhe ka nxitur një hetim parlamentar për pagesat e interesit, raporton Politico.eu.
Një vendimi i gjykatës së Brukselit në vitin 2011 e urdhëroi Libinë t'i paguajë princit 38 479 041 € dëmshpërblim për shkelje të kontratës së ripyllëzimit.
Por pala libaneze pretendon se ka prova që tregojnë se princi u përpoq t’i merrte paratë duke tentuar të ndikonte në mënyrë drastike në ecurinë e një hetimi në vazhdim që ka çuar në sekuestrimin e 15 miliardë eurove nga llogaritë bankare të LIA-s në Belgjikë.
LIA u krijua në gusht 2006 dhe pretendon se është e pavarur nga shteti libian. Komiteti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, megjithatë, ka urdhëruar ngrirjen e të gjitha fondeve të zotëruara ose të kontrolluara nga Muammar Gaddafi, ku përfshihej edhe LIA.
Në Belgjikë, ndikimi i paligjshëm mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë deri në 10 000 €; mashtrimi dënohet me burg nga një muaj deri në pesë vjet dhe gjobë deri në 3,000 €; dhe zhvatja me pesë deri në dhjetë vjet burg.
Ju luteum redaktorit ta ndaj mendjen o Libian o Libanez.Hane shan hane bagdat. Perfundimisht Jeni rend me gjeopolitiken.
Je pak konfuz ne gjeografi shoku Gazetar ! Ju shkruani her Libi her Libanez! Libianet dhe Libanezet jan dy shtete te ndryshme,shum larg njeri tjetri,dhe me ngjyr te ndryshme lekure . LIbia esht ne kufi me Tunizi,Algjeri,Nigeri,Chad,Sudan,Egypt kurse Libanezet me Sirin dhe Izraelin . Per te ta ber pak me popullor shpjegimin e ndryshimit ndermjet ketyre dy shteteve,po ju kujtoj Avdiun ( Gabelin e Portokallis) kur takoi nje futbollist nga Afrika ne Shqiperi dhe ai i thot : Avdi ti je dora jon ! Uuun dora jote ! Un ja nga Finlanda .