
Greqia mbylli Akropolin e lashtë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës të premten për të mbrojtur turistët dhe një zonë në Kroaci u përfshi nga flakët, ndërsa një valë të nxehti të skajshëm përfshiu Evropën Jugore.
Në Itali është rritur frika për ditët në vijim, pasi i nxehti pritet të intensifikohet dhe temperaturat parashikohen të shkojnë deri mbi 45 gradë Celsius në qendër dhe në jug të vendit.
Meteorologët italianë po e quajnë fazën tjetër të valës së të nxehtit “Charon” një referencë për një figurë mitologjike greke që ka të bëjë me shpirtrat e të vdekurve. Kjo pason valën e të nxehtit “Cerberus” të kësaj jave që mban emrin e qenit me tre koka të botës së krimit, po nga mitologjia e lashtë greke.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat e tokës dhe detit, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen të gjitha me kushte ekstreme.
Temperaturat mund të thyejnë rekordin aktual të Evropës, atë prej 48.8 Gradë Celsius të regjistruar në Siçili në gusht të vitit 2021.
Ndikimi i nxehtësisë ektreme të verës është vënë në qendër të vëmendjes nga një studim i kësaj jave që tha se deri në 61,000 njerëz mund të kenë vdekur nga vapa e madhe në të gjithë Evropën verën e kaluar.
Në Athinë, autoritetet mbyllën Akropolin, shtëpia e tempullit të Partenonit që vizitohet nga miliona turistë çdo vit, nga mesdita deri në orën 17:00.
Shërbimi meteorologjik i Greqisë priste që temperaturat të arrinin 41 gradë Celsius në Athinë deri në mesditë, por në Akropol që ndodhet në një kodër nga ku shihet kryeqyteti grek është zakonisht edhe më nxehtë, për shkak të lartësisë dhe mungesës së hijes.
Në Kroaci, 56 zjarrfikës me 20 automjete dhe tre avionë luftuan për të frenuar një zjarr që u përhap me shpejtësi të enjten për shkak të erërave të forta jugore në qytetin e Shibenikut, buzë Adriatikut.
Fshati Grebasticë është shkatërruar nga zjarri.
Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë paralajmëroi të premten për rrezikun e zjarreve në pyje në pesë zona dhe u tha njerëzve të shmangin çdo veprim si djegia e barërave të këqija, e cila mund të shkaktojë zjarr.
Mjekët paralajmëruan se më të rrezikuarit ishin të moshuarit më të varfër me probleme shëndetësore ekzistuese.
“Ata vuajnë nga probleme të zemrës, bronkit kronik, goditje në tru, dështim të veshkave”, tha Angel Abad, nga spitali La Paz i Madridit.
“Shumica i takon një niveli të ulët socio-ekonomik dhe ne e dimë se në këto raste njerëzit që nuk kanë ajër të kondicionuar janë më të prekshëm. Ata përballen me një rrezik më të lartë dhe vdekshmëri më të lartë kur mbërrijnë në një repart urgjent”, shtoi zoti Abad, mjek parandalues dhe specialist i shëndetit publik.
Bota eshte vene ne flake dhe askush nuk e shikon kete. Njerezit vrapojne ne punet e tyre te perditeshme dhe harrojne se shtepia jone e perbashket po shkaterrohet. Pasi na goditen me virusin e covidit dhe vrane miliona njerez tani kane vendosur te djegin pyjet e tokes dhe ta mbushin atmosferen me tym qe njerezit te semuren me shume, dhe me shume te vdekur. Po te shikoni hartat e NASAs lidhur me zjarret ne bote jane vene ne flake pyjet e Afrikes, Europes, Amerikes latine si edhe Kanadase. Jo ne Rusi dhe ne Kine. Ne Kanada vetem ka me mijra vatra zjarri ne pyjet, te cilat mendohet se jane ndezur me lazer, ndoshta nga satelitet. Eshte e tmerrshme! Po digjen mushkerite e tokes. Djegja e pyjeve do te sjelle shume gjera negative per planetin dhe njerezimin si dhe jeten mbi toke. Jane veprime te llogaritura. Ja efektet e djegjes se pyjeve: 1) Pemet absorbojne gazin karbonik (CO2); djegja e tyre do te lere CO2 te pa thithur dhe per pasoje do te rritet perqindja e CO2 ne ajer, madje kur digjen pemet CO2 i thithur do te leshohet perseri ne atmosfere; 2) Prishja e ciklit te ujit. Pemet thithin dhe leshojne uje; kur pyjet digjen bie sasisa e ujit (lageshtires) ne ajer dhe ndryshon sasia e precipitimeve (pra renies se shiut). Kjo do te krijoje thatesira; 3) Humbja e biodiversitetit. Djegja e pyjeve do te ndryshoje ballancen midis qenieve te gjalla qe jetojne ne pyjet ; 4) Reflektimi i reezeve te diellit. Pyjet kane nje siperfaqe me te erret dhe absorbojne rrezet e diellet. Po te digjen pyjet kjo nuk do te ndodhe dhe do te rrite temperaturat ne toke. Besoj se keto shpjegime do t'iu japin mundesine te kuptoni rendesine e asaj qe po ndodh me djegjen e pothuaj te gjitha pyjeve masive (mushkerive te tokes) ne planet. Eshte nje pune e mireorganizuar dhe djallezore per shkaterrimin e jetes mbi toke. Nuk arrij te kuptoj se kush do te jete perfituesi i krijimit te nje situate te tille katastrofike ne toke!