Pse referendumi i sotëm rrezikon "fillimin e fundit të luftës" në Ukrainë?

27 Shtator 2022, 20:40Bota TEMA

Pse referendumi i sotëm rrezikon "fillimin e fundit të

A do të munden Ukraina dhe Perëndimi ta vazhdojnë këtë luftë pas rezultateve të sotshme të referendumit rus?

Me referendumin që po zhvillohet që prej 4 ditësh në Ukrainë, rajonet e Khersonit, Zaporizhzhias dhe Donbasit mund të shkrihen përfundimisht me ‘Nënën Rusi’.

Nëse kjo ndodh, sa do të mundet Ukraina ta vazhdojë luftën e saj në këto rajone që tashmë rrezikojnë të njihen si ‘tokë ruse’?

Kherson, Republika Popullore e Luhanskut, Republika Popullore e Donetskut (ose LDPR) dhe Zaporizhzhia kanë mbajtur referendume për pranimin e tyre në Federatën Ruse nga 23 shtatori deri sot më 27 shtator.

“Mobilizimi i pjesshëm ushtarak” i Rusisë i shpallur së fundmi nga Presidenti Vladimir Putin dhe referendumi i rajoneve pro-ruse në lindje dhe jug të Ukrainës mund të shënojnë fillimin e fundit të luftës së Putin në Ukrainë.

Pavarësisht se Moska dhe Kievi u angazhuan në një dialog prej 4 raundesh gjatë 2 muajve të parë të konfliktit, Rusia nuk u vonua ta perceptonte armikun e saj kryesor në luftë, jo si një Ukrainë e vetme dhe e bashkuar, por si një Ukrainë pro-perëndimore e udhëhequr dhe e mbështetur ushtarakisht nga Perëndimi e sidomos Shtetet e Bashkuara – dhe kjo është pikërisht ajo që e komplikon situatën.

Si erdhëm deri këtu?

Fillimisht, lufta ose ‘operacioni special’ i 24 shkurtit në Ukrainë, u komentua nga Rusia si një mision me qëllim mbrojtjen e këtyre rajoneve pro-ruse pasi sipas Putinit, ato po vuanin prej vitesh nga një ‘gjenocid’ i drejtuar nga një regjim ukrainas sipas tij neo-nazist i cili “po kryente bombardime dhe luftime të pandërprera në shkelje të hapur të Marrëveshjes së Minskut”.

“Denazifikimi” dhe “çmilitarizimi” i Ukrainës kanë qenë justifikimet kryesore dhe termat më të përdorura nga Putin që prej aneksimit të largët të Krimesë në vitin 2014-të e deri në luftën e ditëve të sotme.

Qeveria pro-ruse e ish-presidentit Viktor Janukovic e cila u zëvendësua me qeverinë pro-perëndimore të udhëhequr nga presidenti aktual Volodymyr Zelenskyy, është sulmuar gjithashtu nga Kremlin duke u akuzuar si një ‘qeveri kukull’ e instaluar nga Shtetet e Bashkuara.

Të njëjtat akuza janë bërë edhe ndaj qeverisë pro-ruse të Janukovic nga aleatët perëndimorë.

Ndërkohë, para nisjes së luftës, bashkë me aneksimin e këtyre rajoneve pro-ruse, Putin kishte kërkuar gjithashtu një garanci nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me neutralizimin ushtarak të Ukrainës por edhe tërheqjen e trupave të NATO-s drejt perëndimit, në kufijtë e tyre të mëparshëm para vitit 1997.

Pasi u përball me mohimin kategorik të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ndaj këtyre kërkesave, Rusia i hyri kësaj ‘lufte të gjatë’, e cila që pas ditës së sotme mund të pësojë disa ndryshime thelbësore.

Jo më ‘Rusi vs. Ukrainë’ por ‘Rusi vs. SHBA’

Pothuajse i gjithë Donbasi dhe Jugu i Ukrainës – dhe Krimeja që është aneksuar nga Rusia që nga viti 2014 – janë tanimë nën kontrollin rus.

Nëse sot, rajonet votojnë për të qenë pjesë e Rusisë, ato bëhen zyrtarisht territore të Federatës Ruse. Kështu, çdo sulm i mëtejshëm ukrainas, veçanërisht ata të mbështetur nga armatimet amerikane dhe evropiane, do të konsiderohen si një sulm direkt ndaj territorit rus.

Kjo e ndërlikon klimën gjeo-politike dhe ushtarake për NATO-n, Evropën, Ukrainën dhe SHBA-të, të cilat kanë përsëritur që prej fillimit të luftës se nuk do të pranojnë kategorikisht të përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Në këtë pikë duket se Rusia po kërkon medoemos që kjo luftë të përfundojë, dhe sipas disa deklaratave të fundit të Putin, ai do që “kjo luftë të mbarojë sa më parë të jetë e mundur”.

Por, Putin nuk do që kjo luftë thjeshtë të përfundojë.

Ai do që Rusia të dalë fitimtare. Jo domosdoshmërish në aspektin ushtarak, por mbi të gjitha në aspektin diplomatik. Putin po kërkon një ‘fitore diplomatike’ në Ukrainë.

Duket se e vetmja mënyrë që gjërat të shkojnë aty ku ishin para luftës dhe marrëdhëniet ekonomike mes shteteve të nisin aty ku u lanë, është që Rusia të ‘marrë atë ç’ka për të marrë’ dhe ta quaj veten fitimtare në këtë luftë, të paktën para popullit të saj.

Por sa e mundur do të jetë kjo?

Sa i aftë do të jetë Perëndimi të pranojë krimet e luftës që u kryen në Ukrainë dhe mbi të gjitha, sa i gatshëm do të jetë Putin t’i vërë kufi ambicieve të tij në Ukrainë dhe të mos kthehet më mbrapa?

5 Komente

  1. L
    Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc

    Nga ky shkrim del qarte, pas referendumit ku qytetaret e ketyre krahinave mbeshtesin bashkimin me Rusine merr fund edhe lufta. Perendimi me apo pa deshire do te shikoj punet e tij per te dale nga recensionioni dhe kriza energjitike qe e ka pushtuar dhe me vone do te bashkepunoj me Rusine sikur nuk ka ndodhur gje, ashtu sic beri edhe me aneksimin e Krimese.

    1. g
      ganiu

      Ka ndonjë emër ky cari që e ka shkruar? Jeton në këtë planet apo na vëzhgon nga hëna?

      1. a
        anti25642654censurë

        o gano do jetë ndonjë armin tirana,ai që kërkon deri në vërën e sëmës për të gjetur ndonjë gjë që paguhet nga putana!!dhe ku e gjen!? tek "rusia sot"!! një shkrim prej idioti,kushdoqoftë,një shkrim që në tërë kuptimin e fjalës tregon se ai që e ka shkruar nu k ha mut kot,e ha sepse paguhet për ta ngrënë!! në një farë mënyre mund të thuhet "me mutngrënje siguron jetesën"!! pale të lexosh këtë fikun e lalit sipër që i vë vulën me mut gjithçkaje!! pra meqënse janë bërë "referendume",mbaroi puna!!kujton gomari se mjafton tia derdhë dikush brënda,si ja kanë derdhur nënës së tij,dhe lind një gomar si ti??

      2. B
        Bureto

        Nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë të bëhen referendume në kohë lufte dhe, për më tepër, nga një agresor në territore të pushtuara prej tij. Rezultati i tij nuk ka për t'u pranuar dhe realizuar kurrë! Në të kundërt ky do jetë një precedent i rrezikshëm që mund ketë efektin domino në shumë rajone të botës. Në të kundërt, nëse i referohemi shprehjes se: "Lufta është mjet për të pastruar halet e paqes!", atëhere jemi në prag të L.III bot.që siç ka thënë Ainshtajni: "Nuk e përfytëroj dot, por e di se IV-ta do bëhet me shkopinj!". Pikërisht për shkak të kësaj parandjenje ogurzeze (Ai në këtë rast nënkuptonte përdorimin e armëve bërthamore), ajo nuk ka për të ndodhur, sepse arsyeja njerëzore nuk do ta lejojë. Të paktën jo për shkak të agresionit apo kërcënimit rus.

        1. a
          anti25642654censurë

          Bureto "Nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë të bëhen referendume në kohë lufte"përpiqu të mos jesh absolut!jo për gjë por thjeshtë se nuk mund të njohësh gjithë atë që ka ndodhur në botë dhe në kohërat e ndryshme!! mos harro se dhe shqipëria me një "referendum" të tillë ju bashkua italisë pas pushtimit!! austria po ashtu me gjermaninë!! që të mos hymë thellë,se gjejmë kushedi se sa!! e rëndësishme është se askujt nuk i plas se çfar do putana!këto karllëqe të tij janë vetëm për konsum të brëndëshëm dhe përpjekje për fiksim të jashtëm!! "ne do përdorim armët bërthamore nëse kërcënohet teritori i rusisë" dhe teritorin e çuan deri në P të sëmës!! jo vetëm që askush nuk e ka pranuar një gjë të tillë,por dhe askujt nuk ka për ti interesuar teritori i ri rus!!ukraina do vazhdojë sulmet,shpresojë të mos ju lërë kohë të çlodhen rusët,deri sa ti nxjerrë jashtë! dhe nga krimeja!! nëse ata kanë platformën e tyre se kur mund ti përdorin armët bërthamore,dhe të tjerët kanë të njëjtën platformë!! dhe ata i përdorin ..................!!! nëse ka bythë xhuxhi le ta bëjë,të garantoj se do të rrojmë e do ta shohim se kush bëri gabim në përdorimin e armëve bërthamore!! bureto ai i ka pjerdhur trutë rusëve,por jo deri në atë masë sa ti aktivizojë si vullnetarë!! as 1/10 e ushtrisë së tij nuk është vullnetare!o janë rekrutë o ushtarë me pagesë!! në një shtet me 150 mln banorë 300 mijë i gjen brënda ditës po qenë të interesuar për të mbrojtur atdheun e tyre!!ai dha lajmin për rekrutim të pjesshëm sepse nuk gjen dot më as me pagesë,vullnetarë jo e jo!pas shpalljes së rekrutimit të pjesshëm!? kanë filluar ikjet dhe demostartat!! pra rusët nuk janë të gatshëm për tu vrarë për "atdheun e tyre" me emrin vladimir putin!!

        Lini një Përgjigje