Si po i detyrojnë ushtarët rusë ukrainasit të votojnë pro referendumit

27 Shtator 2022, 15:01Bota TEMA

Si po i detyrojnë ushtarët rusë ukrainasit të votojnë

BBC ka zbuluar detaje për votimin në referendumet ruse në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Një banor në qytetin e pushtuar të Enerhodar, në rajonin Zaporizhzhia, tha se zyrtarët zgjedhorë dhe dy ushtarë të armatosur po shkonin derë më derë, për të detyruar njerëzit të votonin.

Banori, i cili nuk u identifikua për arsye sigurie, tha: “Nëse njerëzit nuk përgjigjen, vendosin një shenjë. Pastaj kthehen në të njëjtën adresë… Është shumë e frikshme.”

Sipas banorit, njerëzit po kërcënohen të humbasin vendin e punës nëse nuk marrin pjesë në këtë proces.

“Nuk ka asnjë shans për të shmangur votën. Ose për të votuar kundër. Ata japin fletët e votimit dhe duhet të votosh “Po”. Përndryshe, humbet punën”, tregoi banori. 

Lini një Përgjigje