Punoi gjithë jetën me diplomë false, ish-komandanti në Itali duhet të paguajë 918 mijë euro

15 Gusht 2022, 14:50Bota TEMA

Punoi gjithë jetën me diplomë false, ish-komandanti në Itali

Një dënim i bujshëm i Gjykatës së Audituesve trondit Desenzanon.  Carlalberto Presicci, komandant i policisë lokale që nga viti 1997 deri në vitin 2020 u dënua me dëmshpërblim ndaj Komunës për një shumë prej 918,467.79 euro.

Sipas magjistratëve të kontabilitetit, Presicci e ka marrë postin dhe pozicionin duke paraqitur një diplomë false. Dëmshpërblimi rekord, sipas dënimit, është shuma e 24 vite të pagës që pushteti vendor i ka paguar ish-kreut të brigadës.

“Ne do të apelojmë, por problemi është më shumë në rrafshin penal. Ne kemi sqaruar disa aspekte që na interesuan, do të vazhdojmë, dënimi duhet të rafinohet", njofton avokati Alessandro Asaro i cili së bashku me kolegen e tij Sara Palagiano mbron Presiçin.

Gjithçka ka nisur më 20 tetor 2020. Prokurori raporton në Bashki se diploma për drejtësi nga Presicci nuk ekziston. Konfirmimi i falsitetit të certifikatës vjen pak ditë më vonë nga Universiteti i Parmës ku Presicci pretendonte se e kishte arritur në vitin 1992 me rezultatin 110.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    përfytyroni sikur të bëhej e njëjta gjë dhe këtu tek ne!! ça gallate do të ishte,duke filluar nga kokat më të larta që nuk kanë lënë koleksion dipllomash fallco pa paraqitur!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje