“Putin po luan me Trump si violinë” - Rubio: Rusia kërkon diçka që nuk e ka pasur, Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas

22 Maj 2025, 15:34Bota TEMA
“Putin po luan me Trump si violinë” - Rubio: Rusia kërkon

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mohoi sugjerimet e demokratëve të Senatit se Vladimir Putin po “po luan me kohën” dhe po vonon progresin në negociatat me Ukrainën.

Rubio dha dëshminë e tij të parë si Sekretar i Shtetit, para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Dëshminë e tij, Rubio e dha para disa prej ish-Kolegëve të tij në Senat, të cilëve janë penduar që e votuan për ta konfirmuar sepse, sipas tyre Rubio nuk i është kundërvënë Trumpit.

Në fjalën e tij, Rubio tha se Rusia kërkon diçka që nuk e ka pasur, ndërsa Ukraina kërkon diçka që nuk mund ta marrë dot ushtarakisht.

“Për sa i përket Ukrainës, ja për çfarë në mund të biem dakord. Nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake për këtë konflikt. Ajo duhet të përfundojë me anë të një takimi negociator.

 Sfida kryesore që kemi në Ukrainë është kjo: Rusia kërkon diçka që nuk e ka pasur ndërsa Ukraina do diçka që nuk mund ta marrë dot ushtarakisht. Kjo ka qenë sfida kruciale”, tha ai.

Senatorët demokratë theksuan të irrituar se Presidenti rus po luan me Trumpin “si violinë”. Sipas senatores demokrate nga Neë Hampshire, Jeanne Shaheen, Putin po kërkon të fitojë kohë me ndalimin e negociatave ndërsa i kërkoi administratës të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të ushtrojë presion mbi Rusinë. Por për Rubion kjo është e pavërtetë.

“Në fakt, nëse është e qartë se rusët nuk janë të interesuar për një marrëveshje paqeje dhe ata thjesht duan të vazhdojnë të luftojnë luftën, mund të vijë fare mirë deri në atë pikë. Presidenti e ka bërë këtë në të kaluarën. Besimi ynë, besimi i Presidentit, është se ai nuk e bën këtë. Ne do të shohim, ata duhet ta bëjnë këtë”, tha Rubio.

 

Rubio argumentoi se administrata po vazhdon të mbështesë ushtarakisht Ukrainën dhe tha se nuk ka hequr asnjë sanksion ndaj Rusisë

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    “Putin po luan me Trump si violinë” - Rubio: Rusia kërkon diçka që nuk e ka pasur, Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas"!!nuk e di a janë mbledhur gjithë budallenjt në presidencën e portokalliut,apo i janë përshtatur asaj??që puta po tall lucin me portokalliun!?nuk duhet as minimumi i IQ për ta kuptuar,por që ju " të mënçurit" e tij të thoni kusurin "Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas"!?duhet pak mënd për të ruajtur durimin dhe për të mos ju sharë me libër shtëpije!!po si mor debil,që të mbajnë për më të zgjuarin e grupit të budallenjve,mund të thuash se nuk mund ta marrë??duhet të bësh gjithçka që ta marrë,sepse po nuk e mori?!do jesh ti ai që do ketë probleme në paqsor!do jesh ti që do kërkosh ndihmë për të ndaluar kinën!!rubio kubani i ikur na kuba për shkak të diktaturës komuniste por që si duket adhuron diktaturën,mos vallë ti je një nga ata që do të shfrytëzosh situatën për ta këthyer amerikën në një diktaturë "batiste"(kubane të para 1956ës)??mos vallë gjithçka po e bëni për ta këthyer amerikën në një rusi a kinë,çfardo??thënje të tilla nuk janë aspak në nderin dhe zërin e amerikës që kemi njohur ose që kemi menduar se është!këto janë thënje të një ligaveci pa shtyllë kurrizore,thënje të një mastruesi brekdhjerë!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje