Putin takim me gjeneralët, kërkon reagim të fortë për inkursionin e Ukrainës

25 Gusht 2024, 16:11Bota TEMA
Putin takim me gjeneralët, kërkon reagim të fortë për

Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur në një takim urgjent gjeneralët e lartë të ushtrisë për diskutuar lidhur me strategjitë kundër forcave ukrainase që pushtuan rajonin e Kurskut në fillim të këtij muaji.

Zyra e shtypit e Kremlinit nuk publikoi detaje rreth asaj që u diskutua, por në një njoftim për mediat thuhet se Putin dëgjoi përditësimet me telefon nga komandantët e trupave në Ukrainë.

Gjithashtu të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi pamjet e asaj e një helikopteri Ka-52 që Pretendohet se sulmon pozicionet ukrainase në Kursk.

Ministria e mbrojtjes ruse nuk dha detaje rreth operacionit ushtarak për të larguar forcat e Ukrainës nga rajoni kufitar.

Ukraina nisi ofensivën e papritur në Kursk më 6 gusht. Sipas ushtrisë Ukrainase qëllimi i inkursionit ishte krijimi i një zone tampon për të parandaluar sulmet e mëtejshme nga Rusia në territorin ukrainas.

Në një fjalim për të shënuar Ditën e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy theksoi vendosmërinë e vendit të tij për të rifituar “integritetin territorial”. Ai tha se Kievi do të bënte gjithçka për të larguar Rusinë nga Ukraina.

1 Komente

  1. "
    "Fitore" kapter Ramiu

    "Zone Tampon" prej 10 km, kur vija e frontit eshte 1200 km? Perendimi e ka shtyre si gjithnje kar-agjozin zhelen Zelensky perseri ne nje rruge pa krye.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje