Rusët nuk mbajnë premtimin që dhanë në Stamboll, bombardohet gjithë natën Chernihivi

30 Mars 2022, 12:05Bota TEMA

Rusët nuk mbajnë premtimin që dhanë në Stamboll,

Guvernatori ukrainas është shprehur se nuk sheh asnjë ndryshim të sulmeve ruse në Chernihiv, pavarësisht nga premtimi rus për të reduktuar ndjeshëm operacionet ushtarake.

Përmes një postimi në “Telegram”, guverantori Viacheslav Chaus tha se nuk e besojnë premtimin rus në bisedimet e djeshme të paqes.


Chaus u shpreh se forcat ruse kanë kryer sulme në Nizhyn dhe gjatë natës kanë goditur me bombardime Chernihiv-in.

Ditën e djeshme, rusët kanë njoftuar se do të ulnin në mënyrë drastike operacionet luftarake ushtarake rreth Chernihiv, si dhe kryeqytetit, Kiev.

Lini një Përgjigje