Rusia i përgjegjet SHBA: Mos na jepni leksione për vendosjen e armëve bërthamore

27 Maj 2023, 16:45Bota TEMA

Rusia i përgjegjet SHBA: Mos na jepni leksione për vendosjen e

Rusia hodhi poshtë kritikat e presidentit amerikan, Joe Biden lidhur me planin e Moskës për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, duke thënë se Uashingtoni kishte vendosur për dekada të tilla armë bërthamore në Evropë.

Biden tha të premten se kishte një reagim “jashtëzakonisht negativ” ndaj raporteve se Rusia ka ecur përpara me një plan për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi planin rus të vendosjes bërthamore, shkruan Reuters.


Rusia deklaroi se po  kryente vendosjen e parë të armëve të tilla jashtë kufijve të saj që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

“Është e drejta sovrane e Rusisë dhe Bjellorusisë që të garantojnë sigurinë e tyre me mjete që ne i konsiderojmë të nevojshme në mes të një lufte hibride në shkallë të gjerë të nisur nga Uashingtoni kundër nesh”, tha në një deklaratë ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara. 

2 Komente

  1. k
    k

    Traumat e infantilitetit traumatik te bashkëjetesës me mijtë e kanaleve dhe bodrumeve të lubjankës,kanë lënë pasoja të pashërueshme në personalitetin e tij të bastarduar. Rrisni fëmijë të lumtur,mos krijoni përbindësha ekzistencialë.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Tavarish Putin, te drejten e vendosjes se armeve berthamore jo vetem ne Evrope por kudo ne Bote e ka vetem Amerika, te tjeret duhet te rrine dhe te veshtrojne Daj Samin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje