Rusia sulmon pikën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Ukrainë, plagosen dy persona

25 Mars 2023, 17:50Bota TEMA

Rusia sulmon pikën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në

Rusia ka sulmuar një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare në qytetin Kherson të shtunën, duke plagosur dy civilë sipas ushtrisë ukrainase.

“Okupatorët rusë vazhdojnë të bombardojnë vendet ku civilëve u ofrohet ndihma,” tha Oleksandr Prokudin, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale Kherson.

“Mbrëmë ushtria ruse sulmoi një ‘pikë pathyeshmërie’ në Kostiantynivka të rajonit të Donetskut.

Objektivi i sotëm i artilerisë ruse është një pikë e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Kherson.

 Dy persona u plagosën nga bombardimet e armikut, një grua 41-vjeçare dhe një burrë 25-vjeçar”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje