Rusia rrit moshën e ushtrisë, 100,000 rezervistë deri në 70 vjeç gati për betejën e re në Ukrainë

19 Korrik 2023, 09:09Bota TEMA
Rusia rrit moshën e ushtrisë, 100,000 rezervistë deri në 70

Një forcë e re ushtarësh që do t’i bashkëngjitet frontit të luftës në Ukrainë, ka nisur të krijohet në Rusi duke u bazuar edhe mbi disa ndryshime ligjore që ia lejojnë Vladimir Putinit këtë.

Sipas raportimeve të fundit, Kremlini ka rritur moshën maksimale për ushtarët e saj deri në dhjetë vjet për të lejuar përgatitjen e forcës së re me 100,000 ushtarë.

Kjo forcë e re ushtarake e Vladimir Putin do të angazhohet për të sulmuar zonën përreth Kupyansk në sektorin verior të vijës së frontit në Ukrainë, sipas shefave ushtarakë në Kiev.

Kolonel Serhi Cherevaty, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, tha se Rusia kishte urdhëruar batalionet e ish-të dënuarve Storm-Z të përgatiteshin për betejë dhe po gjuante më shumë se 500 predha në ditë rreth Kupyansk.

“Armiku ka përqendruar një grup shumë të fuqishëm. Më shumë se 100,000 ushtarë, më shumë se 900 tanke, më shumë se 550 sisteme artilerie dhe 370 sisteme raketash salvo aty”, tha ai.
Ndërkohë, agjencitë ruse të lajmeve pretendojnë se forcat e tyre kanë avancuar rreth një milje drejt Kupyansk.

Sipas një ligji të miratuar së fundmi, rezervistët me gradën më të lartë mund të thirren përsëri në shërbim deri në moshën 70 vjeç, në vend të moshës së mëparshme që ishte 65 vjeç.

Burrat që kanë kryer edhe shërbimin e detyrueshëm mund të rihyjnë në ushtri deri në moshën 55 vjeç dhe jo 45 vjeç.

Kjo nismë që u shndërrua në ligj nga Putin, vjen pasi qindra mijëra burra u larguan nga vendi në shtator kur presidenti urdhëroi mobilizimin pa paralajmërim.

Me nivelet më të ulëta të lindjeve në 23 vjet, Rusia po përballet me dobësimin e ushtrisë, teksa një raport i fundit zbuloi se të paktën 47,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

2 Komente

  1. z
    zhvejku, jo filorusi i TemA-s . por ushtari i mire

    70 vjecari do luftoje ne Ukraine ?? Deri ketu eshte katandisur Rusia , te kerkoje ndihmen e moshes se trete ...., apo nje rruge edy pune thuaj , nga nje ane i con mish per top , dhe nga ana tjeter sa me shume te vriten , aq me teper fiton shteti i pjerdhur Rus duke i hequr qafe me mos pagimin e pensioneve ....me nje veshtrim te pare duket si qesharake kdo qe shkruaj , vetem kujtoni se kur u shpall pandemia covid 19 dhe duke ikur nga kjo Bote me mijra te moshuar , te vetmit qe ferkonin duart ishin koncernet gjigante te farmaceutikes , dhe sistemet e sigurimeve shoqerore ne cdo shtet ....perfundimisht asgje nuk e shte e castit dhe normale , te gjitha jane te projektuara me mjeshteri dhe largpamesi ....

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      Qe ta dish ti ushtari i "mire" dhe disa te tjere si puna jote: Po, une "Zhvejku" jo vetem qe jame filorus, po jame dhe filoukrainas, filoserb, filogrek, filopalestinez, shkurt filoeuropian, filoamerikan, filoaziatik dhe filoafrikan. Jame kunder klikave sunduese dhe luftenxitese te pamevarsis se popujve dhe kombeve, jame dhe antifashsit. Sa i perket komentit tend se rusia qenka katandisur keq dhe po mobilizon moshen e tret, per ti "eleminuar pensionistet" kete konkluzion dhe lidhjen qe bene me kovidin, duke ja faturuar rusis e ke nga rusofobia, qe te mos zgjatem, nuk je "Zhv. Ushtar i mire" po je jashtqitja e tija.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje