Sa është dëmi i Ukrainës në infrastrukturë?

10 Qershor 2022, 09:45Bota TEMA

Sa është dëmi i Ukrainës në infrastrukturë?

Kanadaja dhe Gjermania kanë premtuar tashmë më shumë se 2 miliardë dollarë në një llogari të re të hapur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën dhe vende të tjera kanë shprehur të njëtin interes, tha zëdhënësi i FMN-së Jerry Rice.

Ai nuk pranoi të vlerësonte shumën totale që mund të mblidhej, por tha se “FMN-ja do të donte që ajo të ishte sa më e lartë që të ishte e mundur, duke pasur parasysh nevojat e mëdha të Ukrainës”, raportoi Reuters.

Rajs tha se FMN-ja nuk ishte në gjendje të bënte një vlerësim të saktë ose gjithëpërfshirës të dëmeve nga lufta, por shtoi se Shkolla Ekonomike e Kievit vlerësoi në fund të majit se dëmi në infrastrukturën fizike tashmë kishte kaluar 105 miliardë dollarë.

Ai po ashtu tha se shuma do të ishte shumë më e lartë nëse do të merreshin parasysh humbjet ekonomike për shkak të uljes së prodhimit, mbylljes së kompanive dhe humbjes së të ardhurave dhe investimeve. 

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Lereni infrastrukturen qe eshete shkaterruar jo me 105 miliarde dollollar por kesaj shume i shtoni edhe nje zero, por shikoni "infrastrukturen" mendore te ketij populli qe nuk do te vij kurre ne terrezi si dhe 6 milion emigrande te shperndare neper Evrope. Llogarisni ketu edhe koston e shteteve te tjera ku jetesa eshte shtrenjtuar ne dyfish dhe jane shtuar me miliona tjere te uriturit, po paguajne per nje teke te Zelenskit per te anetaresuar ne NATO Ukrainen qe ti ngushtonte lakun ne fyt Rusise. Eshte ligj cdo veprim ka kunderveprim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje