Scholz sulmon ashpër Putinin para OKB-së

21 Shtator 2022, 10:20Bota TEMA

Scholz sulmon ashpër Putinin para OKB-së

 

Ishte fjalimi i parë i kancelarit gjerman, Scholz para Kombeve të Bashkuara. Një fjalim i ashpër kundër Putinit, të cilin ai e akuzoi për imperalizëm të pastër. Scholz u shpreh për reformimin e Këshillit të Sigurimit.

Në fjalimin e tij të parë para Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Oaf Scholz ngriti akuza të rënda kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Duke iu referuar luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, Scholz tha para sesionit të 77-të të  Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, se "ai nuk shkatërron (...) vetëm Ukrainën, ai po rrënon edhe vendin e tij." Putin e zhvillon këtë luftë pushtuese me të vetmin qëllim: nënshtrimin e Ukrainës. Vetëvendosja dhe pavarësia politike nuk luajnë rol për të. Për këtë ka vetëm një fjalë: "Ky është imperializëm i pastër", tha Scholz në Nju Jork, dhe theksoi edhe njëherë mbështetjen e anëtares së OKB-së, Ukrainës "me të gjithë fuqinë, financiarisht, ekonomikisht, nga ana humanitare dhe me armë.

"Kufijtë nuk zhvendosen me forcë"

Kancelari kërkoi nga bashkësia e shteteve të angazhohen për objektivat dhe parimet bazë të OKB-së. Nuk duhet të qëndrosh duarkryq, kur një superfurqi nukleare plotësisht e armatosur, përveç kësaj anëtare themeluese e OKB-së dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit kërkon të zhvendosë kufijtë me dhunë. Scholz kritikoi "fragmentarizmin e ri" të botës. Janë krijuar luftëra të reja dhe konflikte. Kriza globale të mëdha po lartohen para nesh, po lidhen me njëra-tjetrën dhe përforcohen."

Në fjalimin e tij, kancelari Scholz kujtoi, se vendet anëtare të OKB-së janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Scholz i bëri thirrje qeverisë kineze të zbatojë rekomandimet e ish-komisares së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet për situatën e pakicës myslimane uigure në Xinjang. Pekini e mohon akuzën, se në këtë provincë mbahen të burgosur qindra mijëra vetë në kampe riedukimi. Në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut Scholz përmendiedhe shtete si Afganistani, Koreja e Veriut, Siria, Irani dhe Bjellorusia.

Përveç kësaj kancelari gjerman kërkoi reformimin e Këshillit të Sigurimit dhe një vend të përhershëm të Gjermanisë në instancën më të lartë të OKB-së. "Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi, si anëtare e përherëshme dhe si vend jo anëtar i përhershëm në vitet 1927/28." Republika Federale e Gjermanisë është financuesja e dytë më e madhe e sistemit të OKB-së, theksoi Scholz.

3 Komente

  1. F
    Franci

    Fjalim i persosur , koha eshte qe Gjermania dhe Franca te dalin nga guacka , nga interesi personal dhe te tregojne forcen e tyre ekonomike dhe ushtarake , te ndihmojne Europen qe pret gjithcka nga ata , dhe te marin rolin qe u takon ne histori ......pjesa e fundit eshte gjithe sekreti ....dmth , te tjeret vene monedhen dhe te tjeret bejn komand ne OKB ????? Ne vend te jete Gjermania , si anetare e perhershme , eshte Rusia , dhe Kina ?? Rusia ???????? Qe u ngrit ne kembe nga nderhyrja direkte e FMN ne vitet 1990 -91 , kur pothuajse falimentoje ......dhe tani kerkon te ozupoje shtete dhe te nderoje kufij ??? Ja dhe nje fakt qe nuk njifej .......Se dihet boterisht nga te gjithe qe shtetet e Bashkuara jane finacuesit me te medhenje ne te gjitha organizmat si ato ekonimike dhe ushtarake ....me pak fjale dhe qarte ....hiq Shtetet e Bashkuara , te tjeret bejne komande dhe vendosin veto ne OKB , duke mos financuar fuqishem , me xhepin e tjetrit ?kapardosen ??? Kina dihej qe qe tere jeten shikuese , por dhe Rusia ???? Fut doren ne xhap Gjermania dhe keto dy shtete bejne sehir ????E bukur kjo .....

    1. v
      vk

      Shyqyr nje koment i hajrit! Bravo. Na mbyten idiotet konspiracioniste e ata proruse qe u duket se ulin koken poshte reshtave dhe lexojne ato qe te tjeret nuk mond ti shohin (sipas tyre) e ne fakt shohin majen e hundes idiote te tyre.

    2. T
      Titi

      Bla bla bla,per llafe te marin ne qafe kta.Vdiqen miliona njerez nga virusi dhe nuk pati asnje burrerrine te thonte qe virusi erdhi nga Kina dhe ti kerkonte llogari dhe demshperblim.I vetmi ishte Trumpi qe I tha do I paguani te gjitha nje dite.Prandaj dhe u hodhen miliarda qe ta hiqnin.

      Lini një Përgjigje