Administrata Trump është e gatshme t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie juridikisht të detyrueshme, të bazuara në modelin e Nenit 5 të Traktatit të NATO-s.
Lajmi raportohet nga portali amerikan Axios, duke cituar burime nga administrata amerikane.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, qëllimi është të krijohet një mekanizëm sigurie që të mos jetë “një çek i bardhë”, por njëkohësisht të ofrojë mbrojtje reale dhe të besueshme për Ukrainën.
“Jemi të gatshëm ta dërgojmë këtë marrëveshje në Kongres për votim”, është shprehur zyrtari.
I dërguari special i Presidentit të SHBA-ve, Steve Witkoff, pritet të zhvillojë këtë fundjavë në Berlin një takim të rëndësishëm me liderë evropianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Sipas Wall Street Journal, ky takim konsiderohet vendimtar, teksa Shtëpia e Bardhë po shtyn drejt arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë brenda fundit të vitit.
Në negociata pritet të marrin pjesë Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz.
Te njejten siguri nuk i ofruat edhe ne 90-en po dhe pas revolucionit portokalli ,e zhveshet nga armet berthamore ,dhe tani doni te beni si shpetimtare.Duhet te jene budallenj te pranojne pushtimin e tyre
Shpresojme qe kesaj here garancite per Ukrainen te mos jene si ato te Traktatit Usa-Rusi te vitit 1994, kur Ukraina dorezoi dy mije koka berthamore.
I wouldnt go to toilet on the promises of epsteins best friend....