Më shumë se një milion familje janë pa energji elektrike në Ukrainë, pas një breshërie sulmesh ruse që goditën infrastrukturën energjetike dhe industriale.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri me dije se 5 rajone u goditën dhe u plagosën 5 persona, ndërsa po punohet për të shuar zjarret dhe për të rikthyer furnizimet.
Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës kanë qenë të zakonshme gjatë gjithë luftës.
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se më shumë se 450 dronë dhe 30 raketa u hodhën mbi Ukraine.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se përdori armë, përfshirë raketat hipersonike Kinzhal në sulmet ajrore, të cilat janë të vështira për t’u ndjekur pasi mund të ndryshojnë drejtim gjatë fluturimit.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike njoftoi se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia i Ukrainës humbi përkohësisht të gjithë energjinë elektrike gjatë natës “për shkak të aktiviteteve të përhapura ushtarake që ndikuan në rrjetin elektrik”.
Ndërkohë, një artikull I publikuar nga Axios, shkruhej se administrata Trump është e gatshme t’i ofrojë Ukrainës një garanci bazuar në Nenin 5 të NATO-s, i cili do të miratohet nga Kongresi dhe do të jetë ligjërisht i detyrueshëm.
“Ne duam t’u japim ukrainasve një garanci sigurie që nuk është një çek i bardhë nga njëra anë, por që është mjaftueshëm i fortë nga ana tjetër. Ne jemi të gatshëm ta hedhim në votim në Kongres”, thonë burimet për median.
Neni 5 është një nga nenet më të rëndësishme të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive. Neni 5 i Traktatit të NATO-s thotë se një sulm i armatosur kundër një anëtari të aleancës ushtarake do të konsiderohet si sulm kundër të gjithëve.
Pra Ukar-ina eshte pjese e NATO-s? Veproni sa me shpejt, se pastaj do tee jete shume vone, apodhisni gjak nga Ariu Polar?
Shpejt, shpejt komentues b¥q!ra të Putanit. Lugën në dorë dhe shpejt, pa u tharë m¥ti akoma.
Rusia nuk eshte ne lufte me Ukrainen por me perendimin por ne token e Ukraines te gjitha ata ndimat perendimore jua shkateron Rusia dhe tani magazinat e Natos jane bosh dhe tani flasin per paqe por Ruset e kuptuan dobesine e tyre dhe vazhdojn luften derisa ta okupojne edhe Odesen dhe nikollajevin dhe i marin ne dore teritoret e Katerines se madhe dhe aty dote vendoset kufiri.