SHBA i jep lejen? Ukraina do të sulmojë Rusinë me raketat me rreze të gjatë

11 Shtator 2024, 12:01Bota TEMA
SHBA i jep lejen? Ukraina do të sulmojë Rusinë me raketat me

Shtetet e Bashkuara mund t’i japin shpejt lejen Ukrainës, për përdorimin e raketave me rreze të gjatë kundër Rusisë. Është vetë presidenti Biden që e sugjeroi diçka të tillë, teksa Kievi përballet me valë të shtuar sulmesh nga Rusia fqinje.

Kur u pyet nga gazetarët nëse Uashingtoni do të hiqte kufizimet ndaj përdorimit të raketave me rreze të gjatë për Ukrainën, Biden tha: “Po punojmë për këtë zgjidhje”.

Drita jeshile, nëse do të vijë, do të përmbushte kërkesat e përsëritura të Ukrainës që ankohet se kufizimi mbi përdorimin e këtyre armëve i ka lënë ata me duart e lidhura.

Gjatë muajve të fundit, presidenti Zelensky ka kritikuar ritmin e dërgesave me armatime dhe ka kërkuar autorizimin për të goditur pozicione më në thellësi të territorit rus me armatimet e siguruara nga perëndimit.

Deri më tani, SHBA i ka rezistuar një lëvizjeje të tillë mes shqetësimeve për përshkallëzim me Moskën. 

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se një hap i tillë do të çonte në pasoja shumë serioze. Deklarata e Biden vjen pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se po furnizonte Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër.

“Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar raportet se Irani po dërgon raketa balistike me rreze të shkurtër, Fath-360 në rusi, të cilat ne vlerësojmë se mund ti përdorë brenda pak javës kundër Ukrainës duke çuar në më shumë vdekje”, tha gjenerali Patrick Ryder.

Një akuzë e tillë u përsërit edhe nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitën në Britaninë e Madhe.

Blinken dhe homologu britanik, sekretari për Punët e Jashtme David Lammy, po zhvillojnë një vizitë në Kiev, ku siç thonë duan të dëgjojnë nga lidershipi atje, objektivët në luftë, dhe mënyrën se si mund të ndihmojnë në përmbushjen e tyre.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    përsa kohë baiden të ketë këshilltar xhek salivan!?vështirë se do të ndodhë!!nuk e di çlidhje ka xheku me atë salivanin që shkruajti para pak ditësh dhe që ka qënë ambasador në moskë,por ai është një brekmbushur,një frikacak që se ka shokun!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje