Zv. Presidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump u përballën të martën në debatin e tyre të parë si kandidatë për president të SHBA.
Kjo është përballja e tyre e parë pas dorëheqjes nga gara të Presidnetit Joe Biden dhe nominimit të Kamala Harris si kandidate e Demokratëve.
E gjithë vëmendja ishte e përqendruar tek harris, për të parë nëse ish-prokurorja do të mund të ngrinte argumenta të forta kundër Trump dhe statusit të tij si i dënuar nga gjykata. Në disa momente, debate ishte tejet i nxehtë, veçanërisht kur dy kandidatët diskutuan në lidhje me çështje si siguria në zgjedhje, emigracioni dhe ekonomia. Por, fikja e mikrofonëve gjatë këtyre situatave ndihmoi që debate të ruante disi qytetarinë.
Trump mohon lidhjet e tij me "Projektin 2025"
Kamala Harris tha se nëse Donald Trump zgjidhet president, ai do të implementojë platformën e tij Projekti 2025. Platforma kontraverse e konservatorëve amerikanë propozon ndryshime radikale në qeverinë federale, të cilat Harris i cilësoi si tejet të rrezikshme.
Por, Trump tha se ai “nuk kishte aspak lidhje” me Projektin 2025, ndërsa është përpjekur vazhdimisht ta distancojë veten nga kjo platformë.
Çështja e abortit
Trump, i cili pati caktuar tri gjykatës konservatorë në Gjykatën Supreme të SHBA, e cila vendosi të anulonte ligjin që garantonte të drejtën e abortit, tha se ky vendim i gjykatës kishte ardhur pasi të gjithë e kërkonin diçka të tillë.
Harris, e cila tha se do të mbështeste në mënyrë absolute rivendosjen e ligjit për garantimin e të drejtës së abortit nëse zgjidhet presidente, e kundërshtoi Trump në këtë pikë.
Cili përbën kërcënim për demokracinë?
Teksa debatonin në lidhje me 34 dënimet e ish-presidentit dhe çështjet e tij ligjore në vazhdim, Trump pretendoi se ato janë pjesë e përpjekjes së administratës Biden-Harris për të shfrytëzuar Departamentin e Drejtësisë për të fituar zgjedhjet.
Harris iu përgjigj se ishte vetë Trump që ka thënë publikisht se do ta përdorte drejtësinë për të goditur kundërshtarët e tij politikë.
Mbreme ishin dy figura. Trump si gjithmone njesoj ne stilin e tij dhe Kamala nje person i telekomanduar qe premton mbi nje te kaluar pa asnje arritje dhe me nje debat te nivelit te nje studenti qe flet mbi njehartim te meduar permendesh dhe pa asnje emocion……. Trump kushte te drejte kur thote qe bota qesh me drejtuesit e fuqise me te nadhe ne bote duke harruar vehten e tij…