SHBA me tone të ashpra ndaj Lukashenkos: Po ndihmon Putinin

27 Qershor 2022, 10:51Bota TEMA

SHBA me tone të ashpra ndaj Lukashenkos: Po ndihmon Putinin

“Regjimi i Lukashenkos vazhdon të lejojë Rusinë të përdorë territorin dhe hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën, duke lejuar edhe vrasjen e civilëve”, kështu deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit, sipas mediave të huaja.

Gjithashtu sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, SHBA do të vazhdojë t’i kërkojë llogari për veprimet e tij. Ndërkohë nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky i është drejtuar popullit të Bjellorusisë, i ftoi ata të mos lejojnë të bëhen mish për top dhe të përdoren nga Rusia.

“Ju jeni duke u bërë pjesë e luftës. Kremlini ka vendosur tashmë gjithçka për ju, “Jeta juaj nuk vlen asgjë për ta. Por ju nuk jeni skllevër apo mish për top. Ju nuk duhet të vdisni.

Dhe është në dorën tuaj të mos lejoni askënd të vendosë për ju se çfarë ju pret më pas,” tha  presidenti ukrainas.

Zelensky sugjeroi se lidershipi rus “dëshiron të tërheqë të gjithë bjellorusët në luftë” dhe dëshiron “të mbjellë urrejtje” midis tyre dhe ukrainasve.”

Lini një Përgjigje