Shefi i NATO-s bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë nëse fiton Rusia

25 Nëntor 2022, 11:02Bota TEMA

Shefi i NATO-s bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg ka folur në një konferencë për shtyp këtë mëngjes përpara takimit të ministrave të jashtëm në Rumani javën e ardhshme.

Stoltenberg tha se nuk do të kishte “paqe të qëndrueshme” nëse fiton Rusia dhe gjithashtu tha se Finlanda dhe Suedia duhet të mirëpriten si anëtarë të plota të  aleancës.

Ai shtoi se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe se do të rrisë ndihmën për të luftuar kundër forcave ruse.

“NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne nuk do të tërhiqemi. Shumë luftëra përfundojnë në negociata, por ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës,” tha ai.

Lini një Përgjigje