Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e parë me bombë atomike të 77 vjetëve më parë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të paralajmëruar kundër krijimit të armëve bërthamore.
Ai ka folur për rreziqet që vijnë nga kriza në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, si dhe në Gadishullin Korean.
“Njerëzimi po luan me armë të mbushur.Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gratë, fëmijët dhe burrat janë djegur në zjarr”, ka thënë ai.
Sot “krizat e lidhura me çështje bërthamore po përhapen shpejt – në Lindjen e Mesme, në Gadishullin Korean dhe si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka thënë mes tjerash Guterres.
Lini një Përgjigje