Shefi i Wagner pretendon marrjen e plotë të Bakhmut-it

20 Maj 2023, 18:33Bota TEMA

Shefi i Wagner pretendon marrjen e plotë të Bakhmut-it

Shefi i gripit privat ushtarak Wagner Yevgeny Prigozhin deklaroi të shtunën se forcat e tij kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit të Bakhmut-it në Ukrainë.

“Operacioni për marrjen e Bakhmut-it zgjati 224 ditë,” tha ai në një video të publikuar në Telegram, ku pretendonte edhe fitoren e qytetit.

CNN raporton se deklaratat e Prigozhin-it nuk ka mundur që t’i verifikojë ndërsa një zyrtar ukrainas i mbrojtës i ka kundërshtuar pjesërisht.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar, në një postim në Telegram më pak se një orë pas publikimit të pretendimit të mercenarëve rus, pranoi se situata në Bakhmut ishte “kritike”, por megjithatë ajo shtoi se trupat ukrainase janë ende duke mbrojtur një lagje që ndodhet në skajin më perëndimor të Bakhmutit.

Teksa forcat ruse kanë vazhduar marshin e tyre të ngadaltë rrugë më rrugë në vetë qytetin për shumë muaj, forcat ukrainase kanë arritur së fundmi të rimarrin xhepa të vegjël të territorit periferik në veriperëndim dhe jugperëndim të qytetit.

1 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Ka te drejte zv. min. Hanna, Bahu e kane mare ruset, kurse lagjen e mutit ne perendim e kane ukrainasit.

    Lini një Përgjigje