“Nuk kishte asnjë konfrontim. Unë isha aty”, i tha Donald Trump një gazetari të premten, i cili e pyeti për një artikull të New York Times që raportonte një mosmarrëveshje midis Elon Musk dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio.
Multimiliarderi, i cili është përgjegjës për reduktimin në mënyrë drastike të fuqisë punëtore të qeverisë federale, dhe sekretari i Shtetit “shkojnë për mrekulli me njëri-tjetrin”, siguroi presidenti amerikan.
New York Times raportoi se të dy aty patën një debat të ashpër të enjten gjatë një takimi të kabinetit.
Shefi i Tesla-s dhe SpaceX akuzoi kreun e diplomacisë se nuk ka pushuar ende “askënd”.
Gazeta raporton gjithashtu dhe për një debat të tensionuar midis ministrit të Transportit Sean Duffy dhe Elon Musk, i cili drejton një mision jashtëqeveritar për të reduktuar shpenzimet publike të quajtur DOGE (Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë).
Ha ha ha . Te mengjrit jane si kurvat e lagjes. Shikoni zhelen, shikoni ate cupelinen kanadeze, shikoni lali fikun, new york times, bidene. Nuk mund te vjedhesh te varfrit dhe te hiqesh si mbrojtes I te varferve pa qene kokra e mashtrusit.
Musk po vepron njelloj si politikanet shqiptare kur marrin pushtet, Keshtu beri Saliu ne 1991, keshtu kane bere edhe te tjere me para e ne pas, si Nano, Meta Majko, Rama etj. Nuk kane dashur te dine ne se jane profesioniste, ne se nuk kane shkelur ligjin dhe qe nuk kane vjedhur, por i kane flakur kuadrot nga institucionet dhe tani admistrata shqiptare eshte ne pike te hallit...Shume prej tyre marrin poste qe nuk kane lidhje me profesionet qe kane. Te afte vetem per nje "profesion" , ate te korruosionit.
E cfare do thuash ti tani. Se mos nuk ke genjyer per ndonje gje tjeter.