"Shkrihen akujt"? Zëvendësministri i Jashtëm rus takon ambasadorin amerikan

10 Qershor 2022, 21:40Bota TEMA

"Shkrihen akujt"? Zëvendësministri i Jashtëm rus takon

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u takua me ambasadorin amerikan John Sullivan gjatë të premtes.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Sipas saj, përfaqësuesit kishin diskutuar “çështje dypalëshe”, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë fund më herët një përjashtimi që lejonte Moskën të paguante borxhet e saj të jashtme me dollarë të mbajtura në Rusi.

Lajmi u bë i ditur nga Thesari i SHBA-ve, një veprim që mund ta shtyjë Rusinë më afër falimentimit.

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi në një shkrim të botuar nga New York Times se Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të largojnë presidentin rus Vladimir Putin nga udhëheqja.

Kjo, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse.

“Ne nuk kërkojmë një luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Sado që nuk pajtohem me zotin Putin dhe i konsideroj veprimet e tij një shkelje, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij në Moskë”, shkroi Biden.

Sipas Biden-it, për sa kohë që SHBA-të ose aleatët e saj nuk sulmohen, qeveria amerikane nuk do të angazhohet drejtpërdrejt në këtë konflikt.

Presidenti amerikan qëndroi i vendosur në premtimin e tij për të mos dërguar trupa amerikane për të luftuar drejtpërdrejt në konflikt.

Biden bëri bujë me deklaratën e tij në Varshavë në fund të marsit se Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë kërkoi të pastronte vërejtjen e paplanifikuar duke thënë se SHBA-të nuk po kërkonin ndryshimin e regjimit në Rusi.

Lini një Përgjigje