"Shmagni një luftë të re të ftohtë", Scholz paralajmëron Perëndimin

5 Dhjetor 2022, 10:04Bota TEMA

"Shmagni një luftë të re të ftohtë", Scholz

Olaf Scholz ka paralajmëruar perëndimin që të shmangë fillimin e një lufte të re të ftohtë duke e ndarë botën në blloqe. Kancelari gjerman bëri thirrje që të bëhen çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja.


Duke veçuar Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë një kërcënim për një botë shumëpolare, ai tha se duhet të ketë unitet më të fortë europian dhe transatlantik.

“Kjo do të thotë të bësh çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja, në mënyrë pragmatike dhe pa u vërbuar nga ideologjitë,” shtoi ai.

“Gjermanët synojnë të bëhen garantuesit e sigurisë europiane që aleatët tanë presin që ne të jemi, një urë brenda Bashkimit Europian dhe një avokat për zgjidhjet shumëpalëshe të problemeve globale”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje