Gazeta gjermane: Pse Putin s’do të gjykohet kurrë për krime lufte në Ukrainë?

4 Dhjetor 2022, 20:31Bota TEMA

Gazeta gjermane: Pse Putin s’do të gjykohet kurrë për krime

A mund të gjykohet Vladimir Putin për krime lufte? Kjo është një pyetje që është bërë vazhdimisht, ndërsa së fundmi sërish është preokupuar fuqishëm nga politika dhe shtypi gjerman.

Welt e konsideron këtë mundësi të pamundur, ndërsa thekson se “politikanët duhet të kenë ndershmërinë e nevojshme që të mund të përafrojnë indinjatën e tyre me realitetin”. “Putini nuk do të sillet kurrë para drejtësisë – dhe jo sepse ai nuk meriton një dënim, por sepse nuk ka asnjë rekurs ligjor kundër tij”, shpjegon gazeta.

Sipas Welt, qëllimi duhet të jetë herët a vonë përfundimi i luftës në Ukrainë dhe meqenëse, siç thotë, Rusia është shumë e fuqishme për të arritur një fitore të Ukrainës, “do të duhet të ketë lëshime”.

Veç kësaj, komentuesi shton se “kushdo që kërkon që në fillim jo vetëm fundin e luftës, por edhe fundin e kryekomandantit, mbyll derën e çdo marrëveshjeje dhe në fund mbështetet, nëse jo në një paqe kartagjenase, në një disfatë absolute të Rusisë. Një ide ndoshta simpatike, por kryesisht budallaqe.”

Lini një Përgjigje