Shtëpia e Bardhë: Tarifat e Trump, të nevojshme për një Amerikë

11 Prill 2025, 22:00Bota TEMA
Shtëpia e Bardhë: Tarifat e Trump, të nevojshme për një

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, duke i quajtur ato “të nevojshme për ta bërë Amerikën të pasur përsëri”.

Në një deklaratë për shtyp me tematikën se “Pse janë të nevojshme tarifat e Presidentit Trump”, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se politikat tregtare të mëparshme kanë dështuar të mbështesin ekonominë e SHBA-së për dekada, por tani, sipas saj, po bëhen përparime në “rimbushjen e industrisë amerikane”.

Deklarata thekson se disa vende dhe kompani të mëdha kanë marrë vendime për të investuar në SHBA që kur Trump mori detyrën në janar, si një pjesë e strategjisë së tij për të rritur prodhimin dhe zhvilluar ekonominë amerikane. Një shembull i tillë është Apple, e cila njoftoi në shkurt një investim prej 500 miliardë dollarësh në prodhim dhe trajnim në SHBA.

Shtëpia e Bardhë e justifikon politikën e tarifave si një mjet për të rikthyer industrinë amerikane dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një ekonomie më të fortë dhe të qëndrueshme, duke theksuar se këto masa janë pjesë e një plani më të gjerë për të siguruar një rritje ekonomike afatgjatë.

3 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

    Po dihen ato qe jane te nevojshme sepse nuk ankohet kot i biri i perendise mbi deficitet e jashtezakonshme qe kemi ne me shtetet e tjere dhe POTUS-i i yne po kerkon vetem reciprocitet. Ishte bekimi me i madh qe perendia i beri ketij vendi duke na sjelle zeusin si president.

    Përgjigjjuni
    1. G
      George

      Trump po ben luften kunder burokratizmint qe e ka mbushur me ferra administraten amerikane; Trump po ben luften kunder imigrimin te paligshem; Trump po vendos tarifa, te cilat sipas meje duhej te ishin te uleta dhe te ngriheshin gradualisht. Trump po rrit sigurine ushtarake te SHBA-se por nuk duhet te ngutet me deklarata per aneksim territoresh, por perforcim te bashkepunimit ushtarak me shtet fqinje si Kanadaja dhe Groenlanda.

      Përgjigjjuni
      1. J
        JD

        Apple?! Shtepia e Zeze e idiotit portokall, genjen diten per diell. Dihet boterisht se iPhonet dhe produktet e tjera te Apple, prodhohen ne KINE. Cfare investimi eshte 500 miliarde? Nje pike uji. Tani cmimi i nje iPhoni shkon rreth $1500, sepse krahu i punes eshte shume i ulet ne Kine. Me krahun e punes minimumi $17.5/ora ne USA, sa do shkoje cmimi iPhonit. Mashtrues ordiner.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje