S’ka si të ndodhte ndryshe, Kim Jong Un fiton zgjedhjet e radhës, votohet nga 99.3% e popullit

18 Mars 2026, 16:40Bota TEMA
S’ka si të ndodhte ndryshe, Kim Jong Un fiton zgjedhjet e

Partia në pushtet e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shpallur fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, duke marrë pothuajse 100% të votave.


Sipas mediave shtetërore, 687 deputetë janë zgjedhur në Asamblenë Popullore, të gjithë nga Partia e Punëtorëve në pushtet.

Zgjedhësit nuk kishin zgjedhje reale, pasi në çdo zonë paraqitej vetëm një kandidat i përzgjedhur nga partia. Qytetarëve u kërkohej thjesht të miratonin ose refuzonin emrin në fletën e votimit. Pjesëmarrja zyrtare u raportua 99.9%, sipas agjencisë shtetërore KCNA, ndërsa kandidatët e Kim Jong Un morën 99.3% të votave.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen çdo pesë vite, por këto u shtynë për t’u përputhur me kongresin e Partisë së Punëtorëve. Më parë, zgjedhjet janë shtyrë vetëm dy herë: gjatë Lufta Koreane dhe pas vdekjes së Kim Il Sung në vitin 1994.

Për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2023, votuesit patën mundësi të refuzonin kandidatin. Në këto zgjedhje, rreth 0.7% votuan kundër, një rritje krahasuar me 0.1% më parë, por ende një nivel shumë i ulët kundërshtimi.

Asambleja e re do të mblidhet më 22 mars për të shqyrtuar planin pesëvjeçar, që përfshin zgjerimin e arsenalit bërthamor dhe zhvillimin e raketave me rreze të gjatë.

Ndërkohë, motra e liderit, Kim Yo-jong, është promovuar në një post të rëndësishëm në parti dhe konsiderohet një nga figurat më të fuqishme në vend.

Ajo shihet edhe si një lidere e mundshme e përkohshme deri në momentin kur vajza e Kim, Kim Ju-ae, e konsideruar si pasardhëse, të marrë drejtimin.

 

6 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Ka lezet, ja ky është komunizmi!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      I shkoi goja leng Rames dhe Berishes nga keto rezultate.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunizmi njësoj kudo

        Normal që ashtu ndodhte. Vetë i numërojnë votat. Kundërshtarë nuk kanë. Votohet a je pro apo kundër Kimit. Madje edhe atë 0.7% kundër e nxjerrin vetë ashtu sipas qejfit dhe nevojës. Për të treguar që ja lejojnë edhe zëra kundër. Kur në fakt dihet që kush është kundër dënohet, internohet, nurgoset apo vritet.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klimax

          99,93%. Vetëm 0,07% nuk patën mundësi të votonin për arsye se ndodheshin me shërbime jashtë Koresë. Më kujton periudhën kur reshtoheshim para qëndrave të votimit që në orën 7 të mëngjesit për të hedhur në kutinë e votimit letrën që na jepnin në dorë me parullën "çdo votë është plumb për armikun"!!! Edhe atëhere raportoheshin të njëjtat shifra për rezultatin!!! Sot deklarojnë të gjithë të persekutuar dhe antikomunista si puna e Saliut me kompani!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Karma

            Asnje nuk I afrohet Korese,shurra I shpeton. Atomin ata e kane ,dhe ushtrime kane dhe nuk I heqin breaket kollaj Deri dje I qanim hallin varferise ne Korene veriut Tania kemi frike. Qe atje ka vetem diktatura dhe fukarallek ajo dihet,por para kaosit njerzit pranojne diktaturen.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kim Jong Un i ka dal zot popullit te tij komunist

              Nuk eshte i mire sistemi politik ne Korene e Veriut! Por atje nuk ka korrupsion dhe oligarkevte llojit vrastar si Saliu, atje ajri, uji e bregdeti jane te pastra, shendetesia e arsimi jane falas, dhe te gjithe edhe pse fukarenj kane dinjitet. Dhe, per shaka, askush nuk ka nevoje per mbeshtetjen e CDU gjermane per tu integruar ne BE.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje