
Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç do të përballen sot në Granada të Spanjës për herë të parë që nga sulmi i 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës.
Liderët e BE-së kanë nisur ndërkohë përpjekjet për një takim mes dy lidereve me qëllim kthimin në tryezën e bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë. Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur në Spanjë për të marrë pjesën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Europian.
Ajo tha se në takimet që do të zhvillojë atje në margjinat e samitit do të flasë për sfidat e sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist nga Serbia.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u tha gazetarëve në Bruksel se zgjerimi i BE-së do të jetë ndër temat kryesore të samitit të Komunitetit Politik Evropian, si dhe samitit jozyrtar të BE-së një ditë më vonë.
Ai tha se situata aktuale në Kosovë do të diskutohet në margjinat e samitit të BE-së, duke paralajmëruar se “dhuna nuk është e pranueshme” dhe se “mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen si kusht për integrimin në BE”.
Lini një Përgjigje