Surprizë në Bjellorusi: Ushtarakë amerikanë ndjekin manovrat ruso-bjelloruse

15 Shtator 2025, 18:04Bota TEMA
Surprizë në Bjellorusi: Ushtarakë amerikanë ndjekin manovrat

Dy oficerë të ushtrisë amerikane kanë bërë një vizitë të papritur në Bjellorusi për të vëzhguar stërvitjen ushtarake të përbashkët midis forcave ruse dhe atyre bjelloruse, në kuadër të manovrës së njohur si “Zapad-2025”.

Stërvitja nisi të premten në disa poligone ushtarake në territorin e të dy vendeve, në një kohë tensionesh të larta me NATO-n, vetëm dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë e cilësoi pjesëmarrjen e amerikanëve si “një surprizë” në ditën e katërt të manovrës ushtarake.

“Nuk do ta kishte menduar askush se si do të niste mëngjesi i radhës i ushtrimit ‘Zapad-2025’”, thuhej në deklaratën zyrtare, e cila theksonte praninë e përfaqësuesve nga 23 shtete, përfshirë dy vende anëtare të NATO-s, Turqinë dhe Hungarinë.

Ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Khrenin, u tha oficerëve amerikanë se ata ishin të lirë të shihnin “çfarëdo që ju intereson”.

“Ne do t’ju tregojmë gjithçka që dëshironi të shihni. Mund të shkoni, të shikoni dhe të flisni me njerëzit”, tha Khrenin, ndërsa oficerët amerikanë nuk pranuan të flasin me gazetarët.

Vizita vjen në një moment të një ngrohjeje të dukshme të marrëdhënieve mes Washington-it dhe Minsk-ut, pavarësisht lidhjes së ngushtë të Bjellorusisë me Rusinë.

Kujtojmë se në shkurt 2022, Rusia përdori territorin bjellorus për të nisur trupat e saj drejt Ukrainës.

Vetëm një javë më parë, John Coale, përfaqësues i Donald Trump, ishte në Minsk për bisedime me presidentin Alexander Lukashenko.

Si rezultat i këtyre kontakteve, Lukashenko ra dakord të lirojë 52 të burgosur, përfshirë gazetarë dhe kundërshtarë politikë.

2 Komente

  1. Z
    Z

    E shikoni shoke te "Njesitit Gueril" qe nepermjet vellajit te vogel Bjellorusise, Cari Putin i shtrin doren Amerikes dhe disa shteve gay anetare te NATO-s qe jane tmerruar pa qene e nevojshme per zhvillimin e ketyre manovra ushtarake.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      e shikojmë o bir putini,mami të ka mësuar të shkruash bukur por vetëm të njëjtat gomarllëqe??ska faj e shkreta vetëm me kar është mësuar!!dhe kaq sa të ka mësuar ty,shumë është!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje