Tajvani i kundërpërgjigjet Kinës, 40 mld dollarë për dronë detarë pa pilot

2 Janar 2026, 10:12Bota TEMA
Tajvani i kundërpërgjigjet Kinës, 40 mld dollarë për

Tajvani ka shpallur një program ambicioz për prodhimin e 1 mijë e 600 mjeteve detare sulmuese pa pilot (USV), në një përpjekje për të forcuar mbrojtjen e ishullit në Ngushticën e Tajvanit, teksa Kina po rrit aktivitetin dhe presionin ushtarak në rajon.

Sipas Liberty News, si marina ashtu edhe ushtria tokësore tajvaneze kanë paraqitur kërkesat teknike për këto mjete. Marina kërkon që dronët detarë të kenë shpejtësi minimale 64 km/orë dhe rreze veprimi të paktën 460 kilometra.

Mjetet pa pilot pritet të jenë të pajisura me sisteme autonome navigimi, aftësi për luftë në formë “tufë” (swarm warfare), module optike dhe infra të kuqe, si dhe kapacitete për transmetim informacioni dhe imazhesh deri në 44 kilometra.

USV-të do të jenë gjithashtu të afta të operojnë në kushte detare të nivelit 4 në shkallën Beaufort, që përfshin dallgë deri në 2.5 metra lartësi.

Sipas Taiwan News, programi do të financohet përmes një buxheti special mbrojtës prej 1.25 trilionë dollarësh tajvanezë, ose rreth 39.8 miliardë dollarë amerikanë, duke e bërë një nga investimet më të mëdha të mbrojtjes në historinë e vendit.

 

1 Komente

  1. P
    Popullsia tajvaneze duhet te shperngulet ne Usa

    Taivani eshte pjese e Kines, sipas ligjit nderkombetar. Lufte mes tyre, nese ndodh, do te jete pra nje lufte civile, e pabarabarte sepse 2% kineze do perballen me pjesen tjeter 98%.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje