
“Palantir Technologies,” gjiganti amerikan i teknologjisë ka publikuar në rrjetet sociale atë që e cilëson si një përmbledhje të librit të Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë, Alex Karp dhe kreut të çështjeve të korporatës, Nicholas Zamiska. Libri titullohet “Republika Teknologjike.”
Por shumë nga pozicionet e artikuluara në libër shkojnë përtej asaj që zakonisht pritet nga një kompani teknologjie: thirrje për shërbim kombëtar ushtarak, detyrën “morale” të kompanive të teknologjisë për të marrë pjesë në çështjet e mbrojtjes kombëtare, nevojën për pushtet të fortë nëse do duhet që të prevalojnë forcat e lirisë dhe demokracisë, si edhe përqafimin e fesë në jetën publike.
Publikimi i manifestit prej 22 faqesh, vjen në një çast kritik për kompaninë që po përballet me kritika globale për shkak të mbështetjes së strategjisë kontraverse të Donald Trump kundër emigracionit, si edhe për mbështetjen e dhënë ndaj veprimeve të ushtrisë izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Shumë kritikë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me theksin që libri vë tek hierarkitë kulturore dhe ato që i përshkruan si kultura “regresive.”
Por, çfarë është Palantir, përse është kaq kontraverse si kompani dhe përse e ka publikuar këtë manifest pikërisht tani?
Çfarë thotë libri?
Përveçse i referohet pushtetit të fortë që duhet të zëvendësojë “përshkallëzimin e retorikës” së përdorur deri tani për të “mbrojtur shoqëritë e lira dhe demokratike,” libri flet kundër asaj që e quan “psikologjizim të politikës bashkëkohore,” që duket si një kritikë ndaj kujtdo që autorët mendojnë se është përfshirë emocionalisht më shumë se ç’duhet me përfaqësuesit politikë dhe identitetin.
Për kritikët, thirrja që njerëzit të merren më pak me politikë, duket si një mënyrë për të shmangur pozicionimet politike kontraverse të vetë kompanisë Palantir dhe hapjen e saj ndaj mundësisë për të punuar me politikat qeveritare që kufizojnë lirinë. Për disa është shqetësues edhe theksi që libri vendos tek detyrimi i sektorit tekonolgjik për të marrë pjesë mbrojtjen e kombit dhe pashmangshmërinë e zhvillimit të armëve me Inteligjencë Artificiale.
Mes pikave të tjera, autorët duket se mbrojnë miliarderët si Elon Musk, për arritjet e të cilëve ata thonë se nuk kanë ngjallur “kureshtje apo interesim të sinqertë,” por janë shpërfillur nga ata që e “përqeshin” biznesmenin me origjinë nga Afrika e Jugut.
Si kanë qenë reagimet?
Jo të mira.
Mark Coeckelbergh, filozof i teknologjisë që jep mësim në Universitetin e Vienës, e përshkroi mesazhin e Palantir si një “shembull të teknofashizmit,” ndërsa ish-Minsitri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, tha se Palantir praktikisht kishte sinjalizuar gatishmërinë e saj për “t’i shtuar apokalipsit nuklear që rrezikon njerëzimin, edhe kërcënimin e AI.”
Në një postim në rrjetet sociale, sipërmarrësi dhe analisti i gjeopolitikës Arnaud Bertrand, shkroi se Palantir kishte zbuluar një agjendë ideologjike tepër të rrezikshme.
“Ata po thonë praktikisht se ‘mjetet tona nuk supozohet t’i shërbenë politikës suaj të jashtme. Ato supozohet të përforcojnë tonën,” shkroi Bertrand.
Çfarë është Palantir?
Palantir Technologies konsiderohet si një nga kompanitë më me ndikim në analizimin e të dhënave dhe që ka siguruar kontrata të rëndësishme me qeveri, ushtri dhe korporata në të gjithë botën.
E themeluar në vitin 2003 nga Alex Karp dhe Peter Thiel, me mbështetje nga In-Q-Tel (krahu i investimeve i CIA-s), Palantir e ngriti fillimisht biznesin e vet duke ofruar shërbime të inteligjencës pas ngjarjeve të 11 dhe shtatorit dhe qysh prej asaj kohe është rritur ndërkombëtarisht, duke siguruar kontrata në Europë, Lindejn e Mesme dhe më tej.
Thiel, ndonëse vazhdon të ketë aksione në kompani, lihet të kuptohet se nuk luan më një rol aktiv në veprimet ditore të saj. Karp është pozicionuar si fytyra publike e kompanisë.
Nën lidershipin e Karp, Palantir ka përfituar së tepërmi nga përvoja e ish anëtarëve të njësisë 8200 të inteligjencës kibernetike izraelite. Pasi kompania njoftoi “partneritetin strategjik” me Izraelin në vitin 2024, roli i saj Gaza dhe Bregun Perëndimor u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Nëpërmjet bërjes bashkë të komunikimeve të interceptuara, materialeve satelitore dhe burimeve të tjera digjitale, Palantir arriti të ndërtonte databaza shenjestrash – praktikisht lista se kush duhej vrarë – për ushtrinë izraelite.
Kompania ka kultivuar gjithashtu lidhje të ngushta me agjencitë e sigurisë në SHBA, veçanërisht gjatë administratës Trump, të cilën Thiel e mbështet me entuziazëm, si edhe ka punuar me Izraelin në pushtimin e Bregut Perëndimor dhe gjenocidin në Gaza.
Sipas kritikëve, përfshi edhe grupin e të drejtave të njeriut Amnesty International, “Palantir ka një rekord shkeljesh flagrante të ligjit dhe standarteve ndërkombëtare, si me shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve në SHBA, ashtu edhe në furnizimin e vazhdueshëm me produkte dhe shërbime të IA ndaj ushtrisë izraelite, që ldhen me gjenocidin në Gaza.”
Përse u publikua tani ‘manifesti?’
Politikat e Palantir dhe alarmi rreth influencës së kompanisë po rriten duke fituar vëmendje në të gjithë Perëndimin.
Krahas shqetësimit të shprehur nga Demokratë në SHBA, politikanët në Gjermani, Irlandë dhe Parlamenti Europian e kaë kritikuar gjigandin e teknologjisë, produktet e të cilit, sipas një ligjvënësi gjerman dhe eksperti të sigurisë kibernetike, nuk përputhen me standartet e sigurisë së bllokut.
Adoptimi i teknologjisë së Palantir nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, ka çuar në disa nga kritikat më të ashpra ndaj kompanisë. Deputetët, të cilët kanë kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të përfitojë nga klauzola për një shkëputje të shpejtë nga kontrata 400 milionë dollarëshe, e kanë etiketuar të gjithë kontratën si “të turpshme” gjatë një debate javën e kaluar, pas të cilit edhe qeveria britanike pranoi se nuk ishte fanse e politikave të kompanisë amerikane.
Louis Mosley, kreu i Palantir Technologies për Mbretërinë e Bashkuar, i doli në mbrojtje kompanisë duke argumentuar se nuk qe e interesuar në të dhëna e pacientëve dhe se ishte vetëm një mjet për të manaxhuar më mirë burimet e shërbimeve shëndetësore. /Al Jazeera
Francezet per Palantir e kane klasifikuar ne 4 etapa ( si te futemi ne rrjetin e money laundering te Poges). Etapat nuk jane ciklistke, por quhen etapat e " lengimit": 1.Surprize dhe brilliant 2.Admirim 3.Respekt 4.Doreheqje. 5. ....Pa kushte...
Louis Mosley eshte tipi i Oswald Mosley ..... drejtuesi i partise fashiste Britanike (British Union of Fascists) in vitet 30 dhe aleat i Hitlerit.