Tensioni: Tre palestinezë vriten nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

13 Tetor 2023, 16:20Bota TEMA

Tensioni: Tre palestinezë vriten nga kolonët izraelitë në

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës deklaroi se kolonë izraelitë kanë vrarë tre palestinezë në Bregun Perëndimor.

Ata u vranë gjatë protestave në mbështetje të Gazës, shkruan Sky News.

Pamjet nga protestat treguan demonstruesit duke u vënë flakën gomave. Njerëzit u panë duke ikur nga forcat izraelite.

Ndërkaq, tubimet masive në mbështetje të palestinezëve u zhvilluan në të gjithë Iranin të premten.

Në Teheran, demonstruesit mbanin pankarta anti-izraelite dhe thërrisnin “vdekje Izraelit”./abcnews.al

Lini një Përgjigje