Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

31 Maj 2025, 19:08Bota TEMA
Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La

Një numër i madh emigrantësh kanë vërshuar drejt brigjeve britanike nga Franca, falë edhe kohës së mirë. Vetëm të dielën paradite, raportojnë mediat britanike, gjashtë varka të mbushura me burra, gra dhe fëmijë u nisën nga plazhet e Gravelines, midis qyteteve Calais dhe Dunkirk, në Francën Veriore.

Ajo që ka tërbuar më shumë britanikët janë pamjet që vijnë nga pika e nisjes, ku oficerë të policisë franceze qëndronin aty pranë pa lëvizur, duke bërë fotofrafi teksa varkat niseshin. Sipas “The Sun”, një prej gomoneve edhe u shoqërua në La Mansh nga autoritetet franceze.

Viti 2025 pritet të jetë një ndër më të ngarkuarit për sa i përket kalimeve ilegale përmes Kanalit. Deri tani, mbi 13 000 persona kanë arritur në Britani me varka të vogla – një rritje prej 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rekordi më i lartë mbetet viti 2022, me 45 755 kalime.

Fatkeqësisht, ky udhëtim ka marrë edhe jetë njerëzish. Vetëm këtë vit, të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportoi se 2024 ishte viti më vdekjeprurës me të paktën 78 viktima.

Kryeministri Sir Keir Starmer dhe Ministrja e Brendshme Yvette Cooper kanë premtuar masa të ashpra kundër bandave kriminale që organizojnë këto udhëtime. Cooper theksoi se vetëm një bashkëpunim ndërkombëtar mund të ndalë këtë krizë, duke shtuar se situata aktuale është e papranueshme dhe nuk mund të vazhdojë më gjatë. 

6 Komente

  1. D
    Dajti

    Ai ishull do te perfundoj keq. Ka nje limit smund te vijne njerez pafund

    Përgjigjjuni
    1. I
      I Papasterti

      Futini nje bresheri vetem nje here, qe ta kuptojne se i kthejne komet lart dhe shikojeni si pastrohet Europa. Po ju vete e doni te piset! Pisanjosa!

      Përgjigjjuni
      1. '
        ''''

        Kjo tregon qe policet jane te korruptuar dhe kane marre rryshfet, perndryshe nuk ka si shpjegohet indiferenca e tyre. Ata kane detyrim te ruajne kufirin si ne hyrje ashtu dhe ne dalje.Nejse Anglise me komunistin Stamer mire ja bejne

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        fjalor gazetarit turqisht vk

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cunat

          Policia franceze ka pune me te rendesishme se te ruaje gomonet e shqiptareve qe i pret dhoma e hashashit ne Londer.

          Përgjigjjuni
          1. @
            @

            Gjersa kane kaluar Gjermani dhe France dhe vende te tjera te zhvilluara, keta nuk jane azilante. Ne Angli i pret bima e droges ne nje dhome te ndricuar me llampa. Faji eshte i shtetit anglez qe ben nje sy qorr ndaj sistemit qe lejon keto lloj veprimtarish.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje