Tmerr në Kolumbi, burra të maskuar ekzekutojnë partneren e bosit të drogës dhe shoqen e saj

27 Maj 2026, 12:10Bota TEMA
Tmerr në Kolumbi, burra të maskuar ekzekutojnë partneren e bosit

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Giron të Kolumbisë, ku dy vajza 20-vjeçare janë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të së dielës nga persona të maskuar.

Sipas mediave lokale dhe burimeve policore, viktimat janë identifikuar si Karen Valentina Vega Peralta dhe shoqja e saj, Cristina Amaya Diaz. Dyshohet se autorët, të cilët lëviznin me motoçikletë, i kanë ndjekur të rejat pas daljes së tyre gjatë natës dhe më pas u kanë zënë pritë në rrugë, duke hapur zjarr ndaj tyre.

Karen Valentina Vega Peralta, e cila punonte si modele në internet dhe njëkohësisht si infermiere, besohet të ketë qenë objektivi kryesor i atentatit. Sipas hetimeve paraprake, ajo kishte lidhje me një anëtar të bandës së trafikut të drogës “Los del Sur”. E reja mori plagë të rënda në shpatull dhe në gjoks, ndërsa trupi i saj u la i pajetë në vendngjarje.

Edhe shoqja e saj, Cristina Amaya Diaz, mbeti viktimë e sulmit tragjik. Ajo u transportua me urgjencë drejt një spitali lokal pas plagëve të marra nga arma e zjarrit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet kolumbiane kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur një “ekip special” me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të maskuar që dyshohet se janë përfshirë në ekzekutimin e dy të rejave.

2 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    mos o zot se i paskan lon shqiptaret pa dashnore ......

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      dhe përfytyro se çfarë "tmerri" është në kolombi një ngjarje e tillë!?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje