Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar ashpër për ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, duke e quajtur atë “një njeri të ulët”.
“Unë nuk jam fans i John Bolton. Është një lloj i ulët… Nuk di asgjë për këtë. Thjesht e pashë këtë mëngjes… I them Pam dhe grupit që nuk dua të di gjë për këtë. Ju duhet të bëni atë që duhet të bëni,” tha Trump.
Deklarata vjen në një moment kur marrëdhëniet e tij me ish-bashkëpunëtorin e ngushtë kanë qenë prej kohësh të tensionuara, veçanërisht pas kritikave të Bolton ndaj administratës së tij.
Por, mbi të gjitha, në një kohë kur FBI-ja ka bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit të lartë, në një hetim të profilit të lartë.
Agjentët federalë kanë kryer një bastisje dramatike herët në mëngjes në shtëpinë e John Boltonit, ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare të Presidentit Donald Trump, në Bethesda, Maryland, si pjesë e një hetimi të profilit të lartë për sigurinë kombëtare.
Bastisja ndodhi rreth orës 07:00 të së premtes dhe thuhet se është urdhëruar nga Drejtori i FBI-së, Kash Patel.
Hetimi ka të bëjë me dokumente të klasifikuara dhe burime bëjnë me dije se ai kishte filluar disa vite më parë, por u ndërpre gjatë administratës Biden “për arsye politike”.
Bolton është kritikuar më parë për përfshirjen e informacionit të ndjeshëm në librin e tij të vitit 2020, The Room Where It Happened, që përshkruan periudhën e tij në administratën Trump. Trump kishte tentuar të ndalonte publikimin e librit, duke akuzuar Bolton për shkelje të marrëveshjes së moszbulimit (NDA), por nuk kishte sukses.
Kash Patel reagoi më pas për bastisjen në X (ish-Twitter), duke postuar një mesazh të koduar: “ASKUSH nuk është mbi ligjin… @FBI në mision”.
Ky zhvillim shënon një nga veprimet ligjore më të profilit të lartë kundër një ish-zyrtari të administratës Trump, duke rikthyer vëmendjen tek shqetësimet për sigurinë kombëtare rreth dokumenteve të klasifikuara.
Kujtojmë se vetëm 2 muaj më parë, Bolton doli në skenë si ‘avokat i zellshëm’ i Sali Berishës me një intervistë në median shqiptare, duke e cilësuar “të padrejtë” shpalljen non grata të ish-kryeministrit nga SHBA dhe duke kërkuar që ky vendim të rishihej nga administrata Trump.
Askush nuk eshte mbi ligjin, por jo per FBI qe drejton indiani Kash (pagese me para ne dore), qe nuk po hetohet ne lidhje me te dashuren ruse spiune.
Bolton burrë i keq - thotë Trumpi . Kjo është sa për sot e maksimumi deri pasnesër . Të hënën po ky Trump do të thotë , Bolton do t'a marr në administratë , është një qeveritar shumë I zoti . Ç'pret nga një plak që i ka ngrënë tre çerekun e truve ?
Bolton legen burre qe e shtynte Trumpin te hynte ne luftra pe fund.
Sigurisht kur ke si etalon ideal një fisnik intelektual dhe aristokrat si purini,të tjerët nuk të hyjnë në sy.Pedofil i perënduar dhe kurvë plake.