Donald Trump ka deklaruar se është “shumë e rrezikshme” që Mbretëria e Bashkuar të bashkëpunojë me Kinën, ndërsa kryeministri britanik Sir Keir Starmer vazhdon vizitën e tij në Pekin me synimin për të rivendosur marrëdhëniet dypalëshe, raporton BBC.
Presidenti amerikan reagoi ndaj marrëveshjeve që synojnë rritjen e biznesit dhe investimeve mes Britanisë së Madhe dhe Kinës, të shpallura pasi Sir Keir u takua me presidentin kinez Xi Jinping, në kuadër të një vizite treditore.
“Është shumë e rrezikshme për ta që ta bëjnë këtë,” u shpreh Trump gjatë premierës së një dokumentari për bashkëshorten e tij, Melania, kur u pyet për forcimin e lidhjeve ekonomike mes Britanisë dhe Kinës.
Në reagim ndaj komenteve të Trump, zyra e kryeministrit britanik bëri të ditur se Uashingtoni kishte qenë në dijeni paraprakisht për këtë vizitë dhe objektivat e saj. Downing Street theksoi gjithashtu se vetë presidenti amerikan pritet të vizitojë Kinën në muajin prill.
Nuk dote ishte gabim ku e gjith Evropa yja kthej shpinen Amerikes dhe te shohim se kush eshte i mvarur nga kush ,Evropa po te duan nuk i nevoitet Amerika por vet jan fajtore qe e lusin Ameriken ,Evropa ka mjafte industri armatimesh,Bujqesi etj sidomos mos te mvaren nga Trapi qe na konsideron si budallenje te mbrapambetur.
A thua erdhi dita që të vërtetohet thënia "Dora që nuk kafshohet dot , puthet" Trampi thotë se e ka shumë mik Xi Jin Ping - un. Qysh kur e ka bërë mik ? Ky sikur do i vinet tarifa mbi 100% prodhimece kineze?! Ndoshta qysh kur BYD po shet dyfishin e makinave që shet Tesla .