Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që vendos tarifë shtesë prej 25% ndaj produkteve të importuara nga India, me arsyetimin se vendi ka importuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, naftë nga Rusia.
Kjo lëvizje përbën një “ndëshkim” të drejtpërdrejtë nga Trump ndaj Indisë për praktikat e saj tregtare dhe gjeopolitike, duke e çuar nivelin total të tarifave ndaj produkteve indiane në 50%.
Në arsyetimin e tij për këtë vendim, Trump deklaroi: “Kam marrë informacione shtesë nga zyrtarë të lartë për veprimet e qeverisë së Federatës Ruse në lidhje me situatën në Ukrainë.
Pas shqyrtimit të këtyre informacioneve, vlerësoj se gjendja e jashtëzakonshme kombëtare, e përshkruar në Urdhrin Ekzekutiv 14066, vijon të jetë në fuqi. Politikat dhe veprimet e qeverisë ruse mbeten një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.”
Trump shtoi më tej se, për t’iu përgjigjur kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, është e nevojshme të vendoset një tarifë shtesë mbi produktet e importuara nga India – për shkak të lidhjeve të saj të drejtpërdrejta apo të tërthorta me naftën ruse.
Ky vendim vjen në një moment kur tensionet ndërkombëtare mbeten të larta për shkak të luftës në Ukrainë dhe roli i vendeve të treta në furnizimin me burime energjetike nga Rusia është nën vëzhgim të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara. India, megjithatë, ka ruajtur një qëndrim të kujdesshëm në raport me sanksionet ndaj Rusisë dhe ka vazhduar bashkëpunimin energjetik me Moskën.
eh ky po e tregon veten që nuk është më i ri!skadenca,si gjithnjë,e ultimatumit për taksa doganore që normalisht skadon nesër në 24:00,sipas orës së uashinktonit,shkurtohet dhe njëherë!!iranianëve ju dha dy javë!?i sulmoi pas dy ditësh!putanës i dha 50 ditë!?i shkurtoi 20,dhe një pasi e shkurtoi për herë të fundit!!ultimatumet e tij mund ti quajmë "ultimatume prostate"!!prostata është përgjegjëse kur do bëjë shurrën portokalliu!!hy debil i lindur!!njeri pa asnjë lloj tabani,bull i dhjamur që e di se se prek kush me dorë!!ky të shkel me këmbë po të pati në dorë!ça them dhe unë!?bisedon me kurvat për bythët e së bijës!!
Ore i ka thene ndonje nga varesit ketij Kuqit, rritja e vleres se mallrave me rritjen e % se cdoganimeve ndikon ne rritjen e cmimeve te mallrarave qe do te blejne qytetaret amerikane, keshtu qe kete tarife shtese do t'a paguajne amerikanet dhe jo India. India nuk do te shese mallra me humbje, do te rendohen xhepat e amerikaneve.