Letra sekrete, njerëz të avulluar dhe fjalë të ndaluara: Si e ndryshoi përgjithmonë botën 6 gushti 1945

6 Gusht 2025, 11:26Bota TEMA
Letra sekrete, njerëz të avulluar dhe fjalë të ndaluara: Si

Më 6 gusht 1945, brenda vetëm një minute, një qytet i tërë u zhduk nga faqja e dheut. Qielli mbi Hiroshimë atë mëngjes ishte i kthjellët. Njerëzit po dilnin nga shtëpitë, tregtarët po hapnin dyqanet, fëmijët po shkonin në shkollë. Dhe papritur – një diell që nuk ishte diell. Dritë, zjarr, heshtje... më pas ferr.

Me hedhjen e bombës së parë atomike në histori, njerëzimi hyri në një epokë të re – në një epokë ku shkatërrimi njerëzor i tejkalon fatkeqësitë natyrore, sëmundjet dhe edhe vetë luftërat.

Letra sekrete që nisi gjithçka

Gjithçka mori hovë në vitin 1939, kur fizikani Leo Szilard dhe Albert Einsteini i dërguan letër presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt, duke e paralajmëruar se Gjermania naziste mund të ishte duke punuar në zhvillimin e një bombe atomike. Kjo letër ishte nxitje për “Manhattan”, një nga projektet më të fshehta ushtarake në histori, në të cilin morën pjesë mbi 130 mijë njerëz – shumica pa e ditur se për çfarë po punonin.

Pak kush e di se Hiroshima nuk ishte zgjedhja e parë për sulmin. Fillimisht, zyrtarët amerikanë kishin marrë në konsideratë Kyoton – atëherë qendra kulturore dhe shpirtërore e Japonisë. Por sekretari amerikan i Luftës, Henry Stimson, i cili e kishte vizituar Kyoton në rini dhe ishte magjepsur nga bukuria e saj arkitekturore, kërkoi personalisht që qyteti të hiqej nga lista e shënjestrave. Në vend të saj, u zgjodh Hiroshima – një qytet me rreth 350 mijë banorë dhe një bazë të madhe ushtarake.

Njerëzit që u zhdukën

Një nga simbolet më rrëqethëse të kësaj tragjedie janë të ashtuquajturat “hije të vdekjes” – silueta njerëzish që prisnin tramvajin, që rrinin ulur nëpër shkallë apo që ecin rrugës. Drita dhe nxehtësia ishin aq të fuqishme, sa trupat e tyre u avulluan plotësisht, duke lënë vetëm një hije të errët mbi beton ose mure. Këto hije ruhen ende sot në Muzeun e Parkut Memorial të Paqes në Hiroshima.

Në ditët pas sulmit, autoritetet japoneze ndaluan rreptësisht çdo raportim për natyrën e bombës. Fjala “atom” nuk duhej të përmendej. Të plagosurit u lanë në mëshirë të fatit, mjekët nuk po kuptonin djegiet e çuditshme dhe simptomat e rrezatimit, ndërsa gazetat shkruanin vetëm për “një armë të panjohur të armikut”. Vetëm më vonë, përmes gazetarëve perëndimorë si Wilfred Burchett, i cili ishte ndër të parët që hyri në qytet dhe raportoi për të dhe sëmundjet nga rrezatimi, bota filloi të kuptojë përmasat e asaj që kishte ndodhur.

Në kohën kur bomba “Little Boy” u hodh mbi Hiroshima, ushtria amerikane kishte tashmë në plan edhe nëntë bomba të tjera në faza të ndryshme ndërtimi. Qëllimi ishte të detyrohej Japonia të dorëzohej pa kushte. Vetëm tre ditë më vonë, bomba e dytë – “Fat Man” – goditi Nagasakin. Japonia u dorëzua më 15 gusht, por debati nëse bombat ishin të domosdoshme vazhdon edhe sot – shumë besojnë se Japonia ishte tashmë në prag të dorëzimit.

“Hibakusha” – të mbijetuarit e apokalipsit

Të mbijetuarit e shpërthimit quhen “hibakusha”, që do të thotë “person i prekur nga shpërthimi”. Më shumë se 650 mijë persona kanë marrë këtë status. Shumë prej tyre u diskriminuan nga shoqëria japoneze, nga frika e sëmundjeve infektive. Megjithatë, disa mbijetuan të dy bombat – si Tsutomu Yamaguchi, i cili ishte në një udhëtim pune në Hiroshima më 6 gusht dhe u kthye në qytetin e tij, Nagasaki, pikërisht në kohë për të mbijetuar edhe shpërthimin e dytë.

Ironia më e madhe ndoshta qëndron në faktin se shumë nga shkencëtarët që ndihmuan në ndërtimin e bombës, më pas u kthyen në kundërshtarë të përdorimit të saj. Robert Oppenheimer, i njohur si “babai i bombës atomike”, u bë zë i fuqishëm për kontrollin e armëve bërthamore. Në një takim me presidentin amerikan Harry Truman, ai tha: “Ndjej sikur kam gjak në duar”. Truman thuhet se i është përgjigjur: “Mos u sill si fëmijë.”

Sot, Hiroshima është simbol i paqes

Në vendin ku shpërtheu bomba ndodhet sot Parku Memorial i Paqes, me përkrahje edhe nga ish-armiqtë. Qyteti është rindërtuar, por hijet e së kaluarës nuk janë zhdukur. Çdo vit, më 6 gusht, në orën 8:15 të mëngjesit, bien kambanat, lëshohen në lumë lejlekë prej letre të bardhë dhe njerëzit heshtin, duke u lutur që bota të mos e bëjë kurrë më atë gabim.

Në një botë ku nëntë shtete zotërojnë mbi 13 mijë koka bërthamore dhe tensionet politike janë gjithnjë e më të larta, përkujtimi i Hiroshimës nuk është vetëm akt nderimi – është paralajmërim.

9 Komente

  1. j
    j

    Kjo padyshim eshte krimi me i madh ne historine e njerzimit, por nje krim qe i dha paqen relative botes prej 80 vitesh.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Ky krim kurseu jeten e mbi 1 miljon 500 mije amerikaneve. Kaq ushtare do ishin vrare, sipas prashikimit te min. Mbrojtjes, ne nje pushtim tokesor

      Përgjigjjuni
      1. I
        Idiotët e sotshëm

        Si ti J edhe ti Sqeparë jeni nga ata idiota fryma e qelbur e tê cilêve sjellin nê pushtet qelbësira mê të ndyre se Hitleri, sjelli Trapa si Trump. Po çfajë, morr zagarë sy e tru shpuar kishin 600 mij banorët e dy qyteteve japoneze se ushtarakët aventurjer të juntes goditën bazën ajrore Amerikane, Di ndonjë mendje fuçkë nga ju të dy apo si ju tê japê ndonjë përgjegje?

        Përgjigjjuni
    2. N
      Nje i Moshuar

      Po pse per te dhene keto 80 vjet paqe duhej te shuhej HIROSHIMA me njerzit e vet apo me semundjet qe la pas ????? Dhe themi pse ka lulezuar KANCERI qe po mer shume jete njerzish per me teper te rinje ? A thua eshte efekti i Hiroshimes ??? Si kembana e Nastradinit me mbrapa ndigjohet , te vene mende kokat e krimbura me TAHMA te madhe te kene parasysh Hiroshimen sikur te kete ndodhur dje , para se te bejne nje Hiroshime tjeter ? Me teper per Izraelin .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Paqe?

        ...Hapi deren e ferrit.Heren tjeter do ti jape paqen e perjetshme

        Përgjigjjuni
        1. d
          drejtesi e munguar

          Mos e dhente Zoti nje here te dyte.Kokat e semura per te sunduar boten jane prezent.Kercenimet e USA-s ,Rusise e te cdo vendi qe disponon arme te tilla jane prezent.

          Përgjigjjuni
          1. d
            dikur

            Nëse ndonjë qënije jashtëtokësore do të shihte globin dhe njerëzimin do të çuditej pa masë . Nuk do e kuptonte se si ka mundësi që banorët e këtij planeti, prodhojnë akoma bomba bërthamore, me anë të të cilave, përgatisin zhdukjen e rracës së tyre. . Ka një libër të shkruar nga Italo Zvevo që titullohet "La cosienca di Zeno" Në nje pasazh thuhet: " Nëse ka patur fisnikëri qëllim të mirë tek ai që e ka shpikur armën, nuk ka patur asnjëherë tek ai që e ka përdorur " . Ai referohej shpjësit të dinamitit Nobelit.

            Përgjigjjuni
            1. l
              loni

              Qellimi i hedhjes se bombes atomike ishte per te provuar se cili do ishte demi qe do shkaktone nese do hidhej nje bombe e tille mbi kokat e njerezve.Ndersa justifikimi se bombat u hodhen me qellim qe Japonia te dorezohej, eshte nje genjeshter me bisht, se Japonia kishte falimentuar me kohe, pritej vetem aktmarveshja per tu nenshkruar.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Replike me Lonin

                Prove me bombe ???? Cmenduri !!!!Atehere duhet patur kujdes nga saliu , mos ti bjere ndonje bombe ne dore se na shuan te gjitheve pa ju drith qerpiku aq kriminel eshte , mbi te gjitha eshte i provuar dhe thot e hodha pa dashje ????

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje