Truri pas fitores së Mamdanit - Gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

10 Nëntor 2025, 19:21Bota TEMA
Truri pas fitores së Mamdanit - Gruaja e cila ndërtoi fushatën

Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj.

Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.

Strategia që ndryshoi fushatën

Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“.

Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit.

Një karrierë mbresëlënëse

35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën.

Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit.

Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018.

Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit.

Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix.

Një fushatë e bazuar në autenticitet

Për fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren.

Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit.

“Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo.

Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë.

Përballja me sulmet

Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij.

“Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN.

Një ekip fitues dhe një tranzicion historik

Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit.

Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona.

Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale.

Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale.

Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog.

Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut.

18 Komente

  1. D
    Denis

    E mbyten Ameriken barbaret e botes se trete. Duan te rishperndajne pasurine e te bardheve qe e kan ven nder breza, te parazite si vetja nga vendet e vrimes se bythes. Dhe Amerikanet i lejojne ti hypin ne qafe keta vemje majtiste. Tmerr.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vl

      I thoni ta marr Saliu per fushat Hahaha

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi

        bravo zonjushe . je e mrekullueshme

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nardi

          Pordhe me rigon qe as Zaho si beson.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tellalli

            Nardi , vetëm me fëmijët dhe familjarët e kujtdo qoftë , mos u merr .

            Përgjigjjuni
          2. M
            MAGA

            Shoke te "Njesitit Gueril" e moret vesht apo jo "fitore" po kunder kujt, qyteti i New York-ut ka mbi 20 vjet qe drejtohet me Kryebashkiak i Partise Demokrate i fundit ne detyre eshte jevgu Adams. Kjo eshte nje propogande e qelbur majtiste-komuniste, Mamdani eshte gjysen nga Azia Jugure gjysma tjeter eshte nga Uganda ne qender te Afrikes ku ka lindur dhe ka jetuar aty deri ne moshen 7 vjrcare. Shoke te "Njesitit Gueril" e shikoni po nuk di te flases hindu pra te jesh jevg nga dhe jevge nga Bangladeshi si Rahim nuk fiton. Perse Demokratet nuk kerkojne falje per qytet-shtetin e New York-ut qe e kane sjelle ne kete derexhe dhe ka rreth 200 mije homeless pra eshte kryeqytet-shteii i homeless per Ameriken dhe Boten. Pervec se duhet te flases gjuhen Hindu, spanjisht apo bubu-bubu nga Afrika me cfare fondesh do te permiresohet ky qytet-shtet qe qelbet era mut dhe shurre. Ne cdo ruge ke grumbuj me plehra dhe tezga nga emigrandet e paligjshem prej Amerika Latine, qe pjekin taco, popusa nga Elsalvadori etj mes pluhurit te rruges nga makinat e shumta dhe peshtymave te atyre qe kalojne e nuk e durojne dot kete ere te qelbur, apo me shtimin e taksave ndaj kapitalisteve dhe borgjezeve qe do t'i rrjepin si keca keta majtist-komuniste. V.O. Java qe vjen eshte shpallur nga Presidenti Trump per gjithe Amerike si "Java kunder Komunizmit". Flm per mirekuptimin

            Përgjigjjuni
            1. f
              fredi

              Dikush ti thote idiotit qe ka bere kete artikull se:nuk ka asnje cudi. NY eshte bastion i majte ne US dhe PR nuk priste fitore aty...asgje e papritshme ska ndodh ...

              Përgjigjjuni
              1. g
                gazetari i kopshtit

                hajde femije kopshti hajde.gruaje thote ky.a te keqen e mendjes ore.eshte lobi qe do dicka te tille.ka specialiste qe rrine ne hije gjithe kohes e dalin keto maska qe i fryn media me sponsorizime.akoma me pallavra ti.bota drejtohet nge lobet e medhaja cifute.po ske kuptuar kete je akoma te kopshti.

                Përgjigjjuni
                1. u
                  usa

                  kush i la keta majmune te futen ne USA

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vk

                    E marrte mortja!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli

                      Tani Berisha duhet te harroje LaCiviten e ti kaperdije ato “1.6 milione” qe e gostiti ate per zgjedhjet si dhe 6 milionet shtese per heqjen e tatuse non grata qe USA ja damkosi ne ballin e fishkur e te rregjuar dhe te dergoje Mediun, jevgun shetites te PD qe ne rolin e Montekristos shperndan andej ketej senatoreve te korruptuar parate e gjakosura e te vjedhura shqiptareve Tani berisha duhet te paguaje kete zonjen qe ti mundesoje qe te uli byt*en e shemtuar te Argites ose Zenit ne karriken e kryemintrit te ardhshem. Ato qe i morri duke vrare e vjedhur do ti dalin per hundesh vampirit plak made by Shiqerja dhe Karaxhiçi. Ështe e turpshme qe Shqiperia akoma mban kete monster te komunistit me gjakar si “kryetar te opozites” te paduar e perdredhur shalesh me Ramen dhe banden e tij te hajduteve..

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Populli fiksimaxhi

                        Populli, fli e zgjohu ndonjehere edhe vetem a me gruan, a me Ramen....me Belinden po deshe, jo vetem me Berishen.... Tema eshte per tjeter kend, o populli.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lali

                          Saliu eshte aq sa i pa afte dhe i djallezuar per pushtet. Harron que America vret presitentet e vet dhe ky qorri-Saliu thote qe do ma heqin non graten. Por ka nje loje te keqe per te ndenhur ne pushtet flet per popullin se fajin e ka America e ben sikur punon per njerezit. Ne te vetet punon vetem per vete dhe me e keqja jane njerezit prane tij si Genc Ruli, Mediu, Cikuli, Imami, Jozefina etj. Ku jane keta milioneret qe Sali qorri e i pa-afte i mbajti ne pushtet, i beri milioner, apo rasti e Lul Braves qe e mori nga perkthyes ne Kosove e beri minister. Saliu thoite que Lul Brava iste numer 2 ne Kosove, as sa ishte sat-ame ishte numer 2, aq genhestar eshte djalli Sali sa edhe gomarin e ben daje

                          Përgjigjjuni
                        2. a
                          ap

                          Budallalliqe

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luan

                            O Tema! Hiqeni ore prasin nga suma.... Ky Mandami sapo hyri në strofullën e ujqërve,mos i jepni kaq shumë vlera dhe peshë. Amerika ka treguar që ngre në qiell edhe figura qesharake si Biden por ka treguar edhe që gropos figura të shkëlqyera si president JFK apo Martin Luther King! Votuesit amerikanë janë të dyzuar ,keq me Trump dhe keq kundër Trump prandaj shkojnë e zgjedhin figura të tilla të cilët të nesërmen e fitores shkuan dhe shpallën jo vetëm New York qytet të emigrantëve por edhe programin bazuar në " Manifestin e Partisë Komuniste"të Marksit.!!!! Nuk ka fituar zgjedhjet në komunën e Mezhgoranit ai, Amerika të fut plumbin....

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tironci

                              kto kala palat erdhen ne amerike se e kan bo katrahur vendet nga burojne, tani do rregullojn ameriken, katastrof

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xha

                                Çfarë strategjie? Milionat e hedhur në reklama nëpër rrjete sociale? Në Amerikë fiton ai që shpenzon me shume

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qytetari

                                  U mbushen qytetet amerikane me jevgj.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje