Turqi, 17-vjeçari hyn në restorant dhe bën masakër! Disa viktima dhe të plagosur

18 Maj 2026, 19:30Bota TEMA
Turqi, 17-vjeçari hyn në restorant dhe bën masakër! Disa

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në zonën e Tarsusit, pranë qytetit të Mersinit në Turqi, raportojnë mediat lokale.

Autor i dyshuar i ngjarjes është një 17-vjeçar i armatosur me pushkë, i cili është ende në arrati.

Sipas hetimeve paraprake, autori ka hapur fillimisht zjarr në një restorant, ku ka vrarë pronarin dhe një punonjës, ndërsa ka plagosur disa klientë që ndodheshin brenda lokalit.

Më pas, gjatë largimit nga vendngjarja, ai ka qëlluar edhe ndaj personave të tjerë, duke vrarë dy burra të tjerë dhe duke shkaktuar panik në zonë.

Forcat e rendit turke kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa zona është vendosur nën masa të shtuara sigurie.

Autoritetet po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare për rrethanat e ngjarjes.

1 Komente

  1. F
    Fieraku

    paduyshim Pronari Turke..e ka shfrytezuar dhe nuk e ka Paguar..prandaj Autori i Shpoi Plencin me Dyfeke......nje Alternative...por?????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje