Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës

14 Tetor 2024, 16:50Bota TEMA
Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr

Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka informata se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil muajin e ardhshëm, prandaj u bëri thirrje autoriteteve atje ta arrestojnë atë nëse shfaqet.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë lëshoi fletarrestim për Putinin në mars 2023, rreth një vit pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e akuzuar atë se ka kryer krime lufte duke dëbuar fëmijë.

Rusia i mohon akuzat për krime lufte dhe Kremlini e ka hedhur poshtë fletarrestimin e ICC-së si “të pavlefshëm”.

I pyetur nëse Putini ka vendosur të marrë pjesë në takimin e 20 ekonomive më të mëdha të botës, zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarë të hënën: “Jo. Do t’ju njoftojmë kur ta kemi një vendim”.


Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha për Reuters se “është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të jetë e bashkuar dhe ta mbajë përgjegjës Putinin”.

“Për shkak të informatave që Putini mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil, dua ta përsëris se autoritetet braziliane janë të detyruara, si shtet anëtar i Statutit të Romës, ta arrestojnë atë, nëse ai ka guxim të vijë”, tha Kostin, duke iu referuar traktatit që e themeloi GJNP-në.

“Shpresoj vërtet se Brazili do ta arrestojë atë, duke e ritheksuar statusin e vet si demokraci dhe si një shtet që qeveriset mbi sundimin e ligjit”, tha ai.

3 Komente

  1. A
    Alex

    domethene Duke depertuar, jo vrare Po keta te vraret e palestines qe Jane 45 mije gra femije etj dhe keta te libanit civil po dhe te OKB ky prokurori cfare I sygjeron Europes dhe te tjerve per Kryeministerin e Izraelit, tja ruajne me brisk ? Po ik mor bythqire Ukrainase

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trojan

      Ore keni mend ne koke ,kush mendoni se eshte Putin keta bythqirat e Evropes ,jeni mesuar me kadaf dhe ocalan ,edhe ne gjermani te shkoje i hane mutin ,se e shuajne per 5 minuta ,Putin eshte lider ,i mire apo i keq president me bole jo si kurvat e evropes

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lula lua hallelujah

        Kush ta arestoje ??Lula hajduti ??

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje