Ukraina, më 13 gusht nisin bisedimet strategjike Trump-Zelensky-BE

12 Gusht 2025, 18:40Bota TEMA
Ukraina, më 13 gusht nisin bisedimet strategjike Trump-Zelensky-BE

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të zhvillojë më 13 gusht një bisedë telefonike me liderët europianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, vetëm dy ditë para takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.

Në bisedë do të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance.

Sipas NBC News, telefonata do të mbahet pasi Zelensky të ketë zhvilluar takime me përfaqësues të vendeve europiane. Më pas pritet edhe një raund tjetër bisedimesh mes presidentit ukrainas dhe koalicionit të vendeve që mbështesin Kievin, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe disa shtete të BE-së, ku Trump dhe Vance nuk do të marrin pjesë.

Trump njoftoi më 8 gusht se mezi pret të takohet me Putinin më 15 gusht në Alaska, takim që u konfirmua edhe nga Kremlini.

Sipas këshilltarit Yuri Ushakov, dy liderët do të diskutojnë opsione për një marrëveshje paqeje afatgjatë në Ukrainë. Kremlini pret që takimi pasardhës Putin-Trump të mbahet në territorin rus.

1 Komente

  1. Z
    Zelensky vjen verdalle si pordha neper breke.

    Me nder Zelensky dhe Koalicioni i vendeve qe perkrahin Ukrainen do te rrahin uje ne hava, kjp pune eshte ne dore te fituesit Putin qe do te ndaje gezimin e fitores dhe do t'i vere vulen me Presidentin Trump.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje